Koment - Ekolet, mendimet dhe mësimi i islamit në botë

Përse myslimanët në përgjithësi nuk interesohen shumë me lindjen dhe pretendimet e sekteve kryesore, pjesëtarë të cilëve ata janë? A do ti bëjë dot ballë bota islame ndikimit të mendimeve, ekoleve dhe doktrinave perëndimore?

Koment - Ekolet, mendimet dhe mësimi i islamit në botë

Besimi islam nuk përbëhet vetëm nga burime themelore siç janë Kur’ani, Suneti apo Hadithi, njëkohësisht ai formohet edhe nga sekte, ekole dhe mendime që i interpretojnë këto burime. Megjithëse pothuajse të gjithë myslimanët zotërojnë një informacion të përgjithshëm kur bëhet fjalë për Kur’anin, Sunetin/Hadithin, ata nuk janë në raport të njëjtë të informuar edhe mbi ekolet e mendimit islam. Në përgjithësi myslimanët janë pjesëtarë të një sekti fetar (Hanifi, Maliki, Shafi, Hanbali, që janë edhe katër shkollat kryesore të së drejtës islame), vetëm se besimtarët myslimanë nuk interesohen shumë me lindjen e këtyre sekteve dhe pretendimet e tyre. Ndërsa interesimi lidhur me mendimet dhe konceptet e tjera përveç atyre të përmendura më lart pothuajse nuk ekziston. Kjo mungesë interesimi nuk vlen vetëm për masat e gjera të popullit, por ajo që është edhe më e rëndësishmja vlen edhe për ata që kanë marrë një formim të caktuar dhe janë diplomuar në institucione arsimore. Sepse institucionet edukative dhe arsimore në shumicën e vendeve islame nuk kanë një program mësimor të mirëfilltë mbi mendimet dhe konceptet islame, ose nëse e kanë një të tillë, ai është i pamjaftueshëm. Mund të ketë disa arsye që mund të paraqiten si shkaktare të kësaj situate, por më e rëndësishmja e këtyre është fakti që mendimi dhe ekolet Perëndimore dominojnë në raport me mendimet dhe ekolet e tjera.

Islami në fushën e mendimit ka një akumulim rreth 1500-vjeçar dhe sot në botë numëron mbi 1,5 miliardë besimtarë. Mirëpo është e gabuar të pretendosh që pjesa e madhe e pjesëtarëve të kësaj feje është e informuar mbi akumulimin e mendimit islam. Ndërkohë që është më se e qartë domosdoshmëria që jo vetëm teologët dhe specialistët e fesë, por edhe myslimanët në përgjithësi duhet të jenë në dijeni mbi mendimin islam. Zotërimi të paktën i dijeve bazike në lidhje me mendimin islam do ti ndihmonte njerëzit që ti kuptojnë më mirë zhvillimet që ndodhin përreth tyre. Të kesh një akumulim mendimesh të besimit do të sigurojë informimin se çfarë besimi apo botëkuptimi ekziston në një vend apo shoqëri të caktuar. Kështu njerëzit do të kenë mundësi që të zhvillojnë një opinion më të drejtë dhe më të shëndoshë përballë një problemi apo situate që u shfaqet atyre përpara. Për shembull është e padiskutueshme rëndësia që ka të qënurit i pajisur me dije të drejta dhe të shëndosha mbi sunizmin dhe shiizmin, të cilat në ditët e sotme përdoren shumë dendur. Ky koncept, botëkuptim apo atribute kontribuojnë që njerëzit të zhvillojnë këndvështrimin e tyre në lidhje me atë çka i rrethon ata dhe botën në përgjithësi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme