Koment - Kriteret e suksesit në luftën kundër ISID-it

Ajo që duhet të ketë parasysh koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër ISID-it është të analizojë mirë shkaqet që sollën lindjen e organizatave të tilla, dhe në bazë të këtyre arsyeve të hartohet një strategji luftimi

Koment - Kriteret e suksesit në luftën kundër ISID-it

Para së gjithash duhet nënvizuar një diçka që ISID-i nuk është një organizatë apo koncept që të ka të bëjë me fenë islame apo shoqëritë e komunitet myslimane. Të përpiqesh të kuptosh organizata të tilla si ISID-i me anë të koncepteve islame, të mundohesh ti sqarosh ato sipas këtyre koncepteve është një veprim i papërshtatshëm si me realitetin e kulturës fetare, ashtu dhe me përvojat historike. E shumta çfarë mund të jetë shprehja “Shteti Islamik” që përdor ISID-i, është një propagandë e gabuar. Është një gabim të cilin nuk mund ta pranojë asnjë mysliman i arsyeshëm. Si rrjedhim ndërlidhja e organizatave të ngjashme me ISID-in me fenë islame dhe myslimanët është një paradoks logjik dhe moral.

Por megjithëkëtë, patjetër që duhet pranuar që ISID-i dhe organizatat e tjera terroriste që përdorim emrin “islam” burojnë nga territoret myslimane. Ashtu siç mund të lindin nga vendet Perëndimore/të krishtera organizata terroriste si për shembull ETA dhe IRA, edhe organizatat terroriste të llojit ISID mund të dalin nga tokat e Lindjes/Islame. Interpretimi i drejtë i këtij fakti jo vetëm që parandalon bërjen e vlerësimeve të gabuara në lidhje me fetë dhe kulturat e ndryshme, por kontribuon edhe në gjetjen e zgjidhjeve më të qëndrueshme dhe më të drejta problemeve të tilla.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme