Rusia u drejtohet tregjeve aziatike të energjisë

Tregu i Azi-Paqësorit vazhdon të mbetet tregu i madh në botë për sa i përket ritmit të rritjes së konsumit të gazit natyror.

Rusia u drejtohet tregjeve aziatike të energjisë

Për shkak të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, kjo e fundit synon të depërtojë në tregjet aziatike për shitjen e gazit natyror.

Megjithatë, sipas sugjerimeve të analistëve, Rusia gjatë këtij rrugëtimi mund të ballafaqohet me shumë sfida.

Tregu Azi-Paqësor është tregu i madh për sa i përket rritjes së konsumit të gazit natyror në botë.

"Kompanive ruse iu është shkëputur qasja në tregjet perëndimore," tha Shefi i Departamentit për hulumtime strategjike të energjisë në qendrën analitike (NBR) Mikkal Herberg.

Ai konfirmoi se si Rusia kërkon vendin e saj në tregun e lindjes
"Është e vërtetë se Gazpromi Rus po orientohet gradualisht drejt tregut aziatik, ndërsa Rosneft kohëve të fundit i dhanë dritën e gjelbër për të ndërtuar një terminal të ri LNG në lindje," shtoi ai.

Ai në vazhdim tha se Rusia tashmë ka propozuar 3 projekte për Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin dhe tregjet tjera juglindore-aziatike për LNG. Sipas analizave të tij, është e mundur që deri në vitin 2025 Rusia të zgjerohet në Kinë me kompaninë e saj Gazprom për rreth 38 miliardë metra kub në vit.

Herberg gjithashtu tha se Rusia në lindje do të ballafaqohet me shumë pengesa, fillimisht do ta ketë të vështirë të gjejë hapësirën e vet përball konkurrencës së madhe, në qoftë se merret në konsideratë prania në tregun LGN e Katarit, Australisë dhe Malajzisë.

Duke shtuar se për tregun aziatik të NLG, gjatë 5-10 vitet e ardhshme do të konkurrojnë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Nga ana tjetër, Shefi i Departamentit për hulumtime strategjike të energjisë në qendrën analitike FSBU- Qenra Analitike Alexander Kurdin thotë se edhe qeveria ruse përkrah pretendimet e Rusisë për tregjet aziatike.

"Shpërndarja e naftës dhe gazit në tregun e Azisë është preokupimi kryesor i strategjisë ruse të energjisë për vite me radhë dhe Gazprom ka një rol udhëheqës në këtë çështje," tha Kurdin, duke shtuar se faktet e tilla nuk janë të papritura:

"Për sa kohë që tregu i Azi-Paqësorit do të jetë tërheqës, nuk është për t'u habitur se Rusia dhe kompanitë ruse kanë interesa dhe se edhe qeveria ruse i mbështet këto përpjekje pasi tregu aziatik është pothuajse më i volitshmi në botë."

"Duhet shtuar se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë i dhanë kësaj të fundit një nxitje shtesë për t’u orientuar në lindje. Megjithatë, shumë kontrata të naftës dhe gazit tashmë janë përmbyllur para shpalljes së sanksioneve," përfundon Kurdin.

Sipas parashikimeve, në krahasim me çmimet amerikane dhe evropiane, çmimet aziatike janë më të larta, por të tilla gjëra në të ardhmen mund të korrigjohen.

Rusia në muajin maj nënshkroi një marrëveshje me Kinën në vlerë prej 400 miliardë dollar dhe Rusia në bazë të kësaj kontrate në 30 vitet e ardhshme do të eksportojë 38 miliardë metra kub gaz në Kinë, me mundësinë që kjo sasi të rritet në 60 miliard metër kub, Ky veprim ka rritur në mënyrë të dukshme eksportin e produkteve ruse të energjisë në lindje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme