Aspirata e Katalonjës për pavarësi, datat kryesore

Presidenti katalonas, Artur Mas, dekretoi të shtunën zhvillimin më 9 nëntor të një referendumi për pavarësinë e këtij rajoni të pasur të Spanjës, duke sfiduar qeverinë e Madridit, që kërkon të pengojë këtë referendum.

Aspirata e Katalonjës për pavarësi, datat kryesore

Më poshtë vijojnë datat kryesore të krijimit dhe të rritjes së lëvizjes katalonase për pavarësi:

25 tetor 1979 – Gjatë tranzicionit drejt demokracisë, pas vdekjes në vitin 1975 të diktatorit Fransisko Franko, katalonasit nëpërmejt një referendumi miratuan një status, që përkufizon Katalonjën si një komunitet autonom brenda Spanjës.

18 qershor 2006 – Katalonasit miratojnë një status të ri, të negociuar me qeverinë socialiste dhe të miratuar nga parlamenti kombëtar, duke rritur autonominë e tyre juridike dhe fiskale dhe duke përshkruar Katalonjën si një “komb”.

13 shtator 2009: Fshati Arenys de Munt bëhet i pari mes qindra rajoneve katalonase, që organizon një votim simbolik mbi sovranitetin e Katalonjës.

Qershor 2010 – Partia Popullore (konservatorë) në opozitë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ku kjo e fundit dënon një pjesë të statusit katalanas dhe vendos që termi “komb” nuk ka asnjë vlerë juridike. Me mijëra katalonas dalin në rrugët e Barcelonës duke kënduar: “Ne jemi një komb. Ne vendosim.”

11 shtator 2012 – Më shumë se një milion persona manifestojnë në Barcelonë për të kërkuar pavarësinë, me rastin e Ditës së Katalonjës. Manifestime masive pasuan çdo vit në të njëjtën ditë.

20 shtator 2012 – Shefi i qeverisë konservatore, Mariano Rahoj, i refuzoi Presidentit katalanas, Artur Mas, që t’i japë Katalonjës më shumë autonomi në vendosjen dhe mbledhjen e taksave. Pesë ditë më vonë, Mas kërkon zgjedhje të parakohshme, duke shpresuar të risë mazhorancën e tij ai premtoi një referendum mbi pavarësinë.

26 nëntor 2012 – Partia e djathtë CIU e Artur Mas fiton zgjedhjet, por pa marrë mazhorancën absolute, duke e detyruar të kthehet nga partia e majtë ERC, që kërkon gjithashtu pavarësinë e Katalonjës.

23 janar 2013 – Parlamenti katalonas miraton një deklaratë sovraniteti, që i mundëson rajonit organizimin e një votimi vetëvendosës, por drejtësia spanjolle e shpalli antikushtetues në mars 2014.

12 dhjetor 2013 – Shumica e partive politike katalonase bien dakort në organizimin e një konsultimi mbi pavarësinë më 9 nëntor 2014.

27 shtator 2014 – Mas nënshkruan një dekret, që miraton referendumin. Qeveria spanjolle përgatit një apel tjetër para Gjykatës Kushtetuese, që do të bllokojë automatikisht konsultimin popullor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme