Koment - Procesi i Zgjidhjes/Paqes dhe Lufta kundër ISID-it

Një luftë e mundshme frontale e kurdëve kundër ISID-it do të kishte efekte negative ndaj procesit të paqes që po ndjek qeveria turke për dy vjet me qëllim për ti dhënë fund terrorit të PKK-së dhe zhvillimin e demokracisë dhe vëllazërisë në vend.

Koment - Procesi i Zgjidhjes/Paqes dhe Lufta kundër ISID-it

Procesi i zgjidhjes (paqes) që ka filluar rreth dy vite më parë po përparon në mënyrë të suksesshme. Ky proces ka për qëllim ti japë fund terrorit 30-vjeçar të PKK-së dhe të zhvillojë demokracinë dhe vëllazërinë në vend. Brenda dy viteve që kanë kaluar ky qëllim pjesërisht është realizuar. Sepse për dy vite nuk kanë ndodhur më akte terroriste, për këtë arsye njerëzit nuk e humbasin më jetën. Ky përfundim ka sjellë një relaksim dhe gëzim të madh pothuajse në të gjithë vendin. Në veçanti familjet e ushtarëve janë të lumtura që tani nuk shikojnë më ceremoni varrimi të dëshmorëve.

Qëllimi i procesit të zgjidhjes nuk është vetëm ai i mbarimit të terrorit, njëkohësisht procesi synon që organizata terroriste të lërë armët, të dalë jashtë kufijve të Turqisë dhe së fundi të likuidojë organizatën terroriste të PKK-së. Në këtë kontekst është shënuar një progres i pjesshëm, por procesi vazhdon pa ndërprerje. Sepse terroristët nuk janë larguar të gjithë nga territori i Turqisë, po ashtu nuk është realizuar shpërndarja dhe likuidimi i organizatës terroriste PKK. Por këto probleme nuk nënkuptojnë që procesi i zgjidhjes ka përfunduar. Për këtë qëllim parlamenti turk


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme