Beqaj: Irracionaliteti politik, i rrezikshëm për Kosovën

Analisti politik, Belul Beqaj, në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) kritikoi liderët e partive politike shqiptare në Kosovë duke i vlerësuar veprimet e tyre si irracionale.

Beqaj: Irracionaliteti politik, i rrezikshëm për Kosovën

Rrjedha e veprimeve irracionale do të vazhdojë dhe do të ketë presione të llojeve të ndryshme , thotë Beqaj dhe shton se, çdo marrëveshje që bëhet nën presione, nuk është marrëveshje reale. Prandaj, ai nuk pret ndonjë zhvillim spektakular, pozitiv. Përkundrazi, këto zgjidhje që po bëhen në bazë të trysnisë, nuk janë të qëndrueshme dhe kjo, sipas Beqajt, vetëm sa do ta hap “Kutinë e Pandorës” dhe Kosova do të hyjë në rrjedhën e parregullsive, kushtëzimeve të mëtutjeshme, për faktin se do të ndodhin procese brenda pushtetit të cilat ndërlidhen me pozicionet e partive politike sa i përket pjesëmarrjes në ndarjen e kulaçit të pushtetit.

“Do të hymë në një vorbull i cili nuk siguron stabilitet, qëndrueshmëri dhe perspektiv e cila mund të jetë pozitive për të ardhmen e zhvillimeve në proceset e Kosovës” përfundoi Beqaj.

Vazhdimi i seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, është caktuar për të enjten e ardhshme, me 18 shtator, nëse në ndërkohë nuk ndodh edhe ndonjë shtyrje tjetër.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme