A duhet të ketë Shqipëria ambasadë në Sarajevë?!

Sipas ambasadorit të deritanishëm të Shqipërisë ne Sarajevë, Flamur Gashi është e domosdoshme që Shqipëria të ketë ambasadë në Sarajevë dhe BH të ketë ambasadë në Tiranë.

A duhet të ketë Shqipëria ambasadë në Sarajevë?!

"Mund të thotë kush çfarë të dojë, por edhe Bosnja, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, gjithë jemi në Evropë deri sa jetojmë në kontinentin e Evropë deri sa kemi dhënë kaq shumë si popuj për Evropën deri sa japim edhe sot kaq shumë me mirëkuptim fetar, kulturor etnik, duke mos harruar edhe tragjeditë dhe luftërat që kanë ndodhur këtu, Evropa duhet të llogaris në ne si pjesë e Evropës, por edhe ne duhet të sillemi si Evropë dhe ne duhet të punojmë që të jemi Evropian të denjësishëm".

Në fund të bashkëbisedimit tonë ai i dëshiroi sukses dhe punë të mbarë shërbimit në gjuhën shqipe të Anadolu Agency-Ballkans dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve për bashkëpunim. "Kam thënë edhe herë tjetër, duke qenë gazetar në profesion të parë, çdo media e re, e lirë dhe që punon në përafrimin e qytetarëve të botës është e mirëseardhur, aq më tepër mediat ne rajonin tonë, aq më tepër media pozitive e cila hapet edhe në shërbim në gjuhën shqipe, sepse ky servis do të informoj nga dora e parë të gjithë lexuesit tuaj, operatorët që marrin lajme nga ju dhe të gjithë njerëzit e tjerë, shpresoj dhe besoj në bashkëpunim korrekt të gjitha institucioneve shqiptare, edhe atyre qe flasin shqip në rajonin e Ballkanit dhe që nuk janë pak, të kenë një relacion korrekt me agjencinë tuaj, ashtu siç besoj se agjencia juaj do të jetë korrekte në pasqyrimin e te vërtetave për shqiptarët dhe këto tëvërteta në mënyrë korrekte, të disiplinuar do ti transmetoj lexuesit të vet. Ju uroj punë të mbarë, shumë sukses agjencisë suaj dhe llogaritni jo vetëm mua, por dhe në institucionet shqiptare si bashkëpunëtor korrekt dhe informues korrekt tuajin".

“Deri më tani kam përfaqësuar Shqipërinë si ambasador në Bosnje Hercegovinë, tani e tutje do të përfaqësoj moralisht të gjithë qytetarët e Bosnje Hercegovinës në Shqipëri”, përfundon Gashi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme