Koment: Samiti i NATO-s, vendime të rëndësishme dhe Turqia

Megjithëse në samitin e Uellsit u theksua edhe një herë roli rajonal i Turqisë, kjo e fundit është e shqetësuar nga zbatimi i disa vendimeve që NATO-s.

Koment: Samiti i NATO-s, vendime të rëndësishme dhe Turqia

Në veçanti mund të thuhet se Turqia ka këto shqetësime lidhur me operacionet që do të bëhen kundër ISID. I pari, nuk duhet riskuar në asnjë mënyrë me jetën e 49 personelit të konsullatës turke, që sot mbahen peng nga ISID. I dyti, përdorimi i bazave ajrore të Turqisë si dhe i hapësirës ajrore turke në operacionet që do të bëhen kundër ISID-it nuk duhet ta tërheqë Turqinë drejt një lufte të nxehte apo të ftohtë rajonale. I treti, nuk duhet të ketë një strategji që do ta vendoste Turqinë ballë për ballë me rajonin e saj. Si përfundim gjatë luftës që do të bëhet kundër ISID-it nuk duhet lejuar fuqizimi i organizatave të tjera terroriste dhe aktorëve të ngjashëm konfliktualë në rajon. Po ashtu nuk duhet lejuar destabilizimi i mëtejshëm i rajonit.

- Nga Prof. Dr. Ramazan GOZEN -
Pedagog në Degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Marmara”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme