Shqipëria pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISID

SHBA njoftoi se më shumë se 40 vende do të marrin pjesë, në një mënyrë apo tjetër, në koalicionin kundër radikalëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Damask (ISID).

Shqipëria pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISID

Nga këto 40 vende, 25 janë zgjedhur nga një bilanc i bërë nga Departamenti i Shtetit. Të tjerët mund të bashkëpunojnë në mënyrë të fshehtë në fusha të ndryshme si diplomaci, shërbime sekrete, asistencë ushtarake, luftën kundër rekrutimit dhe rrjetet financiare të Shtetit Islamik (ISID).

Sa për Iranin, regjimi ndihmon dhe këshillon kurdët irakianë kundër ekstremistëve, por theksoi se nuk do t’i koordinojë veprimet e tij me SHBA-në, ashtu si dhe Uashingtoni hodhi poshtë çdo bashkëpunim me Teheranin.
Siria e Beshar Esadit është gjithashtu ”persona non grata” në koalicion.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme