Donald Tusk, një pro-evropian i bindur në krye të KiE

Pragmatik, Tusk ishte shprehur për sanksione efikase kundër Moskës pas operacioneve ruse në Ukrainë.

Donald Tusk, një pro-evropian i bindur në krye të KiE

Kryeministri polak, Donald Tusk, 57 vjeç, pro-evropiani i bindur dhe mbështetës i përgjigjeve të ashpra ndaj Rusisë për krizën ukrainase u zgjodh dje për të drejtuar Këshillin Evropian pas shtatë viteve në krye të një qeverie konservatore.

Pragmatik, Tusk ishte shprehur për sanksione efikase kundër Moskës pas operacioneve ruse në Ukrainë.

Megjithatë ai është shprehur kundër iniciativave të marra nga vende të veçanta duke mbështetur një veprim të përgjegjshëm të përbashkët, në kuadër të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Dalë nga lëvizja ”Solidaritet” që rrëzoi sistemin komunist në Poloni në vitin 1989, ky historian me profesion krijoi imazhin e një njeriu shumë efikas në lojën politike, i aftë për të kthyer në avantazhin e tij situatat më delikate. Orator i mirë, ai përpiqet për të pasur një gjuhë të moderuar, me një shqetësim të pafshehur për të tërhequr auditorin e tij. Por, gjithashtu ai ka ditur të japë prova vendosmërie përballë bashkëbiseduesve të tij, veçanërisht evropianë.

Kryeministri polak është shprehur gjithmonë në mbështetje të institucioneve polake. Ai e ka lidhur miratimin e euros nga Polonia me një zgjidhje afatgjatë të krizës së borxhit.

Donald Tusk u mori në vitin 2007 pushtetin vëllezërve binjakë konservator Kaczynski duke u bërë kryeministër në mbështetje të zgjedhjeve të parakohshme legjislative. Ai ka qenë drejtuesi i parë i një qeverie polake që prej rrëzimit të komunizmit në vitin 1989 që vazhdoi në këtë funksion për një mandat të dytë tre vjeçar.

Që prej rinisë së tij, ka qenë një liberal i bindur që mendonte se Polonia ka nevojë për pak qeveri dhe shumë ndërmarrës. Por, gjatë krizës ai ndryshoi disa pikëpamje duke pranuar se situata detyron ndonjëherë shtetin të ndërhyjë.

Që prej rrëzimit të komunizmit, Donald Tusk themeloi me miqtë e Gdanskut lëvizjen e parë liberale në Poloni. Në vitin 2001, ai ishte një prej themeluesve të parë të Partisë Platforma Qytetare (PO) që ai drejton.

Ai konfirmon se admiron ish-presidentin amerikan, Ronald Reagan, ish-kryeministren britanike, Margaret Thatcher. Në Poloni, ai ka qenë mbështetës i Lech Walesas.

Me profesion, historian, Tusk pranon gjithashtu origjinën e tij kashube, një minoritet sllav në rajonin e Gdanskut, në mosmarrëveshje për një kohë të gjatë mes Polonisë dhe Gjermanisë.

”Ai flet gjermanisht, por anglishtja e tij lë për të dëshiruar”, sipas rrethit të tij.
I martuar me Malgorzatan, një historiane, Donald Tusk, i pasionuar me futbollin që e praktikon rregullisht si amator, ka një vajzë dhe një djalë të specializuar në marrëdhëniet publike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme