Turqia kremton 92-vjetorin e fitores

30-Fushti është Festa e Fitores dhe Dita e Forcave të Armatosura Turke dhe festohet për të evokuar Betejën Fushore të Kryekomandantit, që filloi më datë 26 gusht 1922 dhe përfundoi në Dumllupënar më 30 gusht 1922.

Turqia kremton 92-vjetorin e fitores

Ushtria turke e drejtuar nga Kryekomandanti Gazi Mustafa Kemal u hodh në sulm më datë 26 gusht 1922 dhe pas rreth një ore, pra brenda një kohe mjaft të shkurtër, mori kontrollin e pozicioneve armike. Katër ditë më vonë, më 30 gusht, forcat armike pësuan disfatën më të madhe pasi ishin rrethuar plotësisht. Kjo luftë quhet Beteja Fushore e Kryekomandantit për arsye se është zhvilluar nën udhëheqjen e Mustafa Kemalit. Pas suksesit të Sulmit të Madh, ushtarët armiq filluan t'ia mbathin nga sytë-këmbët, por forcat turke i ndoqën ata deri në Izmir, ku i derdhën armiqtë në det. Me çlirimin e Izmirit, më datë 9 shtator 1922, të gjitha territoret e Turqisë u pastruan nga forcat armike.

Turqit e fituan Luftën Nacionalçlirimtare dhe Traktati i Sevrës nuk hyri kurrë në fuqi. Më 23 korrik të vitit 1923 u nënshkrua dhe hyri në fuqi Traktati i Paqes i Lozanës.
Triumfi i 30 Gushtit, një ngjarje historike me rëndësi jetike nga aspekti i popullit turk, i cili i tregoi të gjithë botës përpjekjet dhe fuqinë e tij të jashtëzakonshme, festohet çdo vit me entuziazëm të madh si një festë kombëtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme