Turqia kremton 92-vjetorin e fitores

30-Fushti është Festa e Fitores dhe Dita e Forcave të Armatosura Turke dhe festohet për të evokuar Betejën Fushore të Kryekomandantit, që filloi më datë 26 gusht 1922 dhe përfundoi në Dumllupënar më 30 gusht 1922.

Turqia kremton 92-vjetorin e fitores

Lufta për pavarësi, që Mustafa Kemal Ataturku filloi duke shkuar në Samsun më datë 19 maj 1919, u rrit si ortekë dhe mori trajtën e një lëvizjeje kombëtare më të fuqishme falë kongreseve të mbajtur në disa qytete. Me hapjen e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë më 23 Prill 1920 qeverisja e vendit iu dha vullnetit të popullit, gjë që luajti një rol shumë të madh në përmbylljen me fitore të luftës kombëtare. Kuvendi, i cili arriti konsensusin se rruga e vetme për të mbrojtur tërësinë e pavarur të atdheut dhe kombit është të luftohet si një grusht i vetëm kundër armikut, miratoi një sërë vendimesh kritike dhe formoi një ushtri të rregullt, që fillimisht korri suksese të rëndësishme në Lindje, duke mposhtur bandat armene. Çdo fitore e arritur me mund, zgjuarsi, djersë e gjak, e ka mbajtur peshë forcën morale të popullit dhe me anë të Betejave të Inonysë, në Perëndim të Turqisë, u janë dhënë goditje shumë të rënda grekëve. Disfata më e madhe e grekëve dhe fitorja më e rëndësishme e turqve ishte ajo në Luftën Fushore të Sakarjas, që u zhvillua ndërmjet datave 23 gusht – 12 shtator 1921.

Triumfi i ushtrisë turke në Betejën e Sakarjas, e cila është një nga pikëkthesat e historisë turke, e ka afruar vendin shumë pranë fitores përfundimtare. Vazhdonin me vrull të madh të gjitha përgatitjet për ta flakur armikun larg territoreve të atdheut njëherë e përgjithmonë. U riparua artileria e dëmtuar, u siguruan armë dhe municione të tjera, njësitë turke në jug të vendit u transferuar në frontin perëndimor, ushtria mori trajnimin e nevojshëm për sulm dhe kështu u përfunduan të gjitha përgatitjet deri në muajin gusht të vitit 1922.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme