Përbërja e qeverisë së re Franceze

Qeveria e re nën drejtimin e Manuel Valls, përbëhet nga 16 ministra me funksione të plota, tetë meshkuj dhe tetë ferma.

Përbërja e qeverisë së re Franceze

Kryeministri francez, Manuel Valls, paraqet qeverinë e tij të re, e krijuar me kërkesën e presidentit François Hollande, i cili kërkoi “një qeveri të qartë”, pas kritikave të bëra nga ish-ministri i ekonomisë, Arnaud Montebourg, i mbështetur nga shumë ish-ministra të tjerë që refuzuan të marrin pjesë në qeverinë e re që u shpall të martën.

Qeveria e re e përbërë nga 16 ministra me funksione të plota, tetë meshkuj dhe tetë ferma. Riorganizimi është shumë i limituar pasi 12 nga ministrat vazhdojnë të jenë po të njëjtët, kryesisht ai i Punëve të Jashtme, i Mbrojtjes, i Punëve të Brendshme dhe i Drejtësisë.

Në mënyrë shumë simbolike, Ministria e Ekonomisë që ishte nën drejtimin e Arnaud Montebourg, i cili shkaktoi dhe rënien e kabinetit të më parshëm qeveritar nëpërmjet kritikave të forta politike ndaj strategjive të presidentit François Hollande, vendoset një ish-bankier, Emmanuel Macron, 36 vjeç, që i përket një drejtimi më liberal dhe nuk është anëtar i Partisë Socialiste.

Është hera e parë në historinë e Republikës së V në Francë që një qeveri ka një jetë kaq të shkurtër, vetëm 147 ditë. Më posht vijon lista me emrat e ministrave që do të përbëjnë qeverinë e re franceze:

Kryeministër : Manuel Valls

Ministër i Punëve të Jashtme dhe i Zhvillimit Ndërkombëtar : Laurent Fabius

Ministre e Ekologjisë, Zhvillimit dhe Energjisë : Ségolène Royal

Ministre e Arsimit Kmbëtar, Arsimit të Lartë dhe i Kërkimit : Najat Vallaud Belkacem

Ministre e Drejtësisë : Christiane Taubira

Ministër i Financave dhe Llogarive Publike : Michel Sapin

Ministër i Mbrojtjes : Jean Yves Le Drian

Ministre e Çështjeve Sociale, Shëndetësisë dhe të Drejtave të Gruas : Marisol Touraine

Ministër i Punës, Punësimit, Formimit Profesional dhe Dialogut Social : François Rebsamen

Ministër i Punëve të Brendshme : Bernard Cazeneuve

Ministër i Bujqësisë, Ushqimit, Pyjeve dhe zëdhënës i qeverisë : Stéphane Le Foll

Ministër i Ekonomisë, Industrisë dhe Informatikës : Emmanuel Macron

Ministre e Banesave, Barazisë Territoriale dhe Çështjeve Rurale : Sylvia Pinel

Ministre e Decentralizimit, Reformave të Shtetit dhe të Funksioneve Publike : Marylise Lebranchu

Ministre e Kulturës dhe Komunikimit : Fleur Pellerin

Ministër i Qytetit, Rinisë dhe Sporteve: Patrick Kanner

Ministre e Territoreve Përtej Detit : George Pau Langevin

 

Më posht vijon lista e sekretarëve të shtetit e shpallur nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, : Jean Pierre Jouyet

Sekretar i Shtetit i Ngarkuar me Marrëdhëniet me Parlamentin : Jean Marie Le Guen

Sekretar i Shtetit për Tregëtinë e Jashtme, Zhvillimin Turistik dhe për Francezët Jashtë Vendit : Thomas Thévenoud

Sekretari i Shtetit i Ngarkuar me Çështjet Evropiane : Harlem Désir

Sekretar i Shtetit për Buxhetin : Christian Eckert

Sekretare e Shtetit për Zhvillimin dhe për Frankofoninë : Annick Girardin

Sekretar i Shtetit i Ngarkuar për Reformën Territoriale : André Vallini

Sekretare e Shtetit i Ngarkuar për Informatikën : Axelle Lemaire

Sekretar i shtetit i Ngarkuar për Transportin, Detin dhe Peshkimin : Alain Vidalies

Sekretare e Shtetit për Familjen dhe Personat e Moshuar : Laurence Rossignol

Sekretare e Shtetit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin : Geneviève Fioraso

Sekretar i Shtetit për Sportet : Thierry Braillard

Sekretare e Shtetit për Tregëtinë, Artizanatin dhe Ekonominë Sociale dhe Solidare : Valérie Fourneyron

Sekretare e Shtetit e Ngarkuar me Personat Hadikapat dhe Luftën Kundër Përjashtimit : Ségolène Neuville

Sekretar i Shtetit për Ish-Luftëtarët dhe Historinë : Kader Arif

Sekretare e Shtetit për të Drejtat e Gruas : Pascale Boistard

Sekretare e Shtetit e Ngarkuar me Politikat e Qytetit : Myriam el Khomri


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme