Problemi ISID dhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Një bashkëpunim efektiv i bashkësisë ndërkombëtare kundër organizatave terroriste si ISID dhe al-Nusra mund të sjellë fillimin e një periudhe të re në Irak dhe Siri duke nxjerrë një tablo të re politike në këto vende.

Problemi ISID dhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këto zhvillime mund të kenë pasoja serioze edhe për Turqinë dhe për vendet e tjera të rajonit. Përfundimi i parë pozitiv në aspektin e Turqisë do të jetë lirimi i 48 shtetasve turq që mbahen peng nga ISID. Ndërsa përfundimi negativ është se tensioni në marrëdhëniet Turqi-Siri do të vazhdojë edhe për një copë kohë akoma, në rast se pushteti i Esadit do të aprovohet nga aktorët ndërkombëtarë. Por nga ana tjetër pastrimi i Sirisë nga organizata të tilla si ISID, al-Nusra dhe al-Kaide do të jetë një zhvillim i përshtatshëm dhe pozitiv edhe për sigurinë dhe interesat e Turqisë. Pastaj armatosja edhe më shumë e forcave peshmerge dhe korrja e fitoreve të reja nga kurdët ndoshta do të nxjerrë në pah një situatë tjetër edhe më interesante në kontekstin e Procesit të Zgjidhjes.

Prof. Dr. Ramazan Gozen
Pedagog në Degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Marmara”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme