Kthesat kritike në politikën e brendshme dhe të jashtme turke

Me sa duket pas 11 gushtit politika e Turqisë ka hyrë në një periudhë më dinamike dhe më emociononte të dominuar nga lidershipi i Erdoanit, i cili pritet të veprojë në kuadër të sensibiliteteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kthesat kritike në politikën e brendshme dhe të jashtme turke

Sot për sot është shumë e vështirë të parashikosh se sipas cilës nga këto dy tetori do të veprojë Erdoani në të ardhmen. Vetëm se në fjalimin që mbajti nga ballkoni i selisë së partisë në Ankara pas qartësimit të rezultatit të zgjedhjeve ai dha shenja të fuqishme në përshtatje me teorinë e parë. Erdoani premtoi se do ta lërë mënjanë të kaluarën dhe propozoi krijimin e një Turqie, ku të gjithë 77 milionët që ajo ka të jetojnë në vëllazëri. Ai theksoi se duhet punuar në drejtim të bashkëpunimit që do t’u jepte fund konflikteve të dëmshme ndërpartiake. Erdoani theksoi se do të punojë në pajtim me të gjithë për të zhvilluar bashkërisht fuqinë ekonomike dhe politike të Turqisë. Shkurtimisht Erdoani i refuzoi opinionet sikur ai do të sjellë diktaturë, totalitarizëm, destabilitet, duke i dhënë kështu një mesazh pozitiv të gjithë shoqërisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme