Kthesat kritike në politikën e brendshme dhe të jashtme turke

Me sa duket pas 11 gushtit politika e Turqisë ka hyrë në një periudhë më dinamike dhe më emociononte të dominuar nga lidershipi i Erdoanit, i cili pritet të veprojë në kuadër të sensibiliteteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kthesat kritike në politikën e brendshme dhe të jashtme turke

Si përfundim me sa duket në periudhën në vijim në Turqi do të kemi një proces politik që do të udhëhiqet nga Erdoani. Vetëm se për momentin nuk është ende e qartë se çfarë veçorie do të ketë ky proces. Të paktën bëhen debate në këtë drejtim. Në veçanti çfarë lidershipi të ndryshëm do të demonstrojë Erdoani “President” nga Erdoani “Kryeministër”? Lidhur me lidershipin e Eroanit ekzistojnë 2 teori:e para, Erdoani do të jetë një president i butë. Megjithë dëshirën e madhe që ka për sistemin presidencial, Erdoani këtë do të mundohet që ta realizojë vetëm me anë të kushtetutës dhe duke ruajtur ekuilibrat politikë. Dhe rruga për ta realizuar këtë është e mundur vetëm përmes ndryshimit të kushtetutës në fuqi. Me pak fjalë, Erdoani do të veprojë në kuadër të sensibiliteteve kombëtare dhe ndërkombëtare në politikën e brendshme dhe të jashtme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme