Kthesat kritike në politikën e brendshme dhe të jashtme turke

Me sa duket pas 11 gushtit politika e Turqisë ka hyrë në një periudhë më dinamike dhe më emociononte të dominuar nga lidershipi i Erdoanit, i cili pritet të veprojë në kuadër të sensibiliteteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kthesat kritike në politikën e brendshme dhe të jashtme turke

Por jo vetëm politika e brendshme turke, edhe politika e jashtme duket se ka hyrë në një periudhë interesante. Zhvillimi tjetër i rëndësishëm i javës dhe që spikat këtu janë një seri operacionesh që administrata e Obamës bëri kundër njësive të armatosura të Shtetit Islamik (ISID) në Irak. Operacioni në fjalë është i rëndësishëm jo vetëm në aspektin e politikës së jashtme të Obamës, por edhe në aspektin rajonal dhe të Turqisë. Nga njëra anë operacioni komentohet si një çarje e Doktrinës Obama, kurse nga ana tjetër e parë në këndvështrimin e Turqisë thuhet se tani mund të lindë shpresa për të shpëtuar 49 shtetasit turq që mbahen peng nga ISID. Në një vështrim më të përgjithshëm operacioni ka nxjerrë në pah sinjale të rëndësishme mbi të ardhmen e Irakut dhe Sirisë. Para së gjithash Obama deklaroi se operacioni kundër ISID-it do të vazhdojë deri në sigurimin e unitetit politik në Irak. Një deklaratë e tillë është në cilësinë e përgjigjes së spekulimeve se Iraku do të ndahet në tre pjesë. Nga ana tjetër operacioni ka treguar qartë edhe preferencat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon. Ndërkohë që me këtë operacion Obama tregoi edhe një herë hapur prioritetin e tij për mbrojtjen e kurdëve, ai shfaqi edhe sensibilitetin që ndjen ndaj të drejtave të njeriut, duke marrë nën mbrojtje jezidistët e kërcënuar me gjenocid.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme