Kthesat kritike në politikën e brendshme dhe të jashtme turke

Me sa duket pas 11 gushtit politika e Turqisë ka hyrë në një periudhë më dinamike dhe më emociononte të dominuar nga lidershipi i Erdoanit, i cili pritet të veprojë në kuadër të sensibiliteteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kthesat kritike në politikën e brendshme dhe të jashtme turke

Këto rezultate sa do që në themel ishin të mbështetura në bazën e partive politke, në thelb ato treguan fuqinë e kandidateve. E parë në këtë këndvështrim Erdoani, një nga themeluesit e Partisë AK dhe njëherësh Kryetari i saj, konsolidoi në majën më të lartë përpjekjen e tij politike dhe suksesin 12-vjeçar. Tani pyetja e rendit të ditës është se ku do të evoluojë politika e Turqisë pas zgjedhjes së Erdoanit në postin e presidentit të vendit? Kush do të jetë kryeministri i ri dhe kryetari i ri i Partisë AK? Si do të reflektojnë partitë e opozitës pas rezultateve që morën në këto zgjedhje? Çfarë mësimi do të nxjerrin dy partitë më të mëdha të opozitës turke, partitë CHP dhe MHP, nga këto zgjedhje? Të gjitha këto janë pyetje ndaj të cilave opinioni tregon më shumë interes. Përveç kësaj diskutohet se çfarë strategjie do të ndjekë këtë e tutje lëvizja kurde dhe lideri i saj, të cilët i dyfishuan votat me zgjedhjet e 10 gushtit. Demirtash do të kthehet prapa në politikën etniciste kurde, apo do të vazhdojë politikën majtiste integruese në kuadër të Turqisë? Nëse duhet ta themi me pak fjalë, pas 11 gushtit politika e Turqisë ka hyrë në një periudhë më dinamike dhe më emocionante. 

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme