Tensioni në aksin Uashington-Jeruzalem është i paprecedentë

Shtëpia e Bardhë, pavarësisht deklaratave zyrtare, është e irrituar skajërisht për bombardimet nga ana e izraelitëve të shkollave të OKB-së në Gaza, që kanë provokuar dhjetëra viktima mes civilëve dhe të shpërngulurve.

Tensioni në aksin Uashington-Jeruzalem është i paprecedentë

Apo nervozizmi i ish-presidentit Bill Clinton në takimin e parë me Netanjahu në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Ajo që Obama nuk do t’ia falë kurrë kryeministrit izraelit është dështimi nga ana e këtij të fundit i asaj që presidenti amerikan e konsideronte prioritetin e prioriteteve të politikës së tij të jashtme: paqja në Lindjen e Mesme.

Dhe tonet e forta jo të zakonshme të komunikatës së Departamentit amerikan të Shtetit, pas bombardimit të fundit të një shkole të OKB-së në Gaza (të përcaktuar ”tronditëse” dhe ”të turpshme”) shënojnë gati një kthesë në raportet mes dy vendeve.

Pa llogaritur këtu irritimin e amerikanëve për mënyrën sesi u trajtua sekretari aktual i Shtetit, John Kerry, i ngarkuar për riafrimin izraelito-palestinez, i cili u përgjua nga shërbimi sekret izraelit, Mossad. Dhe nuk ka rëndësi edhe nëse thuhet se telefonata e fundit mes Obamës dhe Netanyahut ka qenë ”e zjarrtë”. Ajo fije e hollë e besimit që ende lidhte dy liderët duket se është këputur përgjithmonë.

 

- Nga Ugo Caltagirone -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme