Tensioni në aksin Uashington-Jeruzalem është i paprecedentë

Shtëpia e Bardhë, pavarësisht deklaratave zyrtare, është e irrituar skajërisht për bombardimet nga ana e izraelitëve të shkollave të OKB-së në Gaza, që kanë provokuar dhjetëra viktima mes civilëve dhe të shpërngulurve.

Tensioni në aksin Uashington-Jeruzalem është i paprecedentë

Ishte muaji mars dhe, ndërkohë që zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ndodhej për vizitë në Izrael për të promovuar negociatat e reja të paqes, u vu në siklet të madh nga ministri i Brendshëm hebre, i cili njoftoi pikërisht në këtë moment planin për ndërtimin e 1 600 shtëpive të reja për kolonët në Jeruzalemin Lindor.

“Ky veprim përbën një akt që minon besimin për të cilin kemi kaq shumë nevojë”, reagoi i lënduar Biden. ”Ishte vetëm fillimi i një serie të gjatë polemikash dhe goditjesh nën bel që i bënë kronike tensionet mes dy vendeve, ashtu siç nuk ishin kurrë më parë”, thekson ”New York Times”.

Asgjë e ngjashme me disa episode të së kaluarës: irritimin e Izraelit për vendimin e ish-presidentit Ronald Reagan për t’i shitur avionët ”Awacs” Arabisë Saudite apo reagimi i ish-presidentit George Bush për ndërtimin e disa shtëpive për kolonët në territoret e pushtuara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme