Imazhi i myslimanëve në botë

Një vlerësim mbi perceptimet e ndryshme lidhur me imazhin e islamit dhe myslimanëve në botë, si një nga çështjet më të rëndësishme të botës islame sot.

Imazhi i myslimanëve në botë

Vlerat islame, për të cilat mund të japim shumë shembuj të tjerë, fatkeqësisht anashkalohen dhe nënvlerësohen në kohët e sotme moderne. Në disa provinca islame janë shfaqur disa të ashtuquajtur myslimanë dhe organizata që i shkelin këto vlera. Në krye të problemeve, nga të cilat vuan më shumë sot bota islame, renditen zbatimet e gabuara që paraqesin këta persona dhe këto organizata. Dhe vendin kryesor këtu e zënë organizatat që pretendojnë se bëjnë xhihad (luftë të shenjtë). Për shembull aktet dhe veprimet e organizatave si “Boko Haram”, “Al-Kaide”, “ISID” i shkaktojnë një erozion të madh imazhit islam. Këto organizata pretendojnë se islami mund të mbrohet ose mund të përhapet me veprime të armatosura dhe duke bërë masakra. Rrëmbimi i vajzave myslimane nga organizata “Boko Haram” me pretendimin se feja e ndalon shkollimin e vajzave; masakrimi i njerëzve të pafajshëm nga “Al-Kaeda” me pretendimin se qafirët (të pafetë) dhe përkrahësit e tyre duhen ndëshkuar; vrasja e myslimanëve duke i qëlluar ata me plumb në kokë nga organizata të tilla si ISID në emër të sektarizmit... dhe shumë shembuj të tjerë janë veprime që kundërshtohen me konsensus nga dijetarët fetarë. Shembuj të tillë jo vetëm që bien ndesh me vlerat themelore të islamit, por i vendosin myslimanët ballë për ballë me akuzën e terrorit. Këta shembuj nuk kanë asnjë anë të dobishme për botën islame, në të kundërtën ato krijojnë opinione negative, ato luajnë rol në krijimin e opinionit publik kundër islamit në të gjithë botën dhe i japin një goditje të madhe të kuptuarit dhe përvetësimit drejt të islamit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme