Bajrami i Ramazanit dje dhe sot

Sipas fesë islame Bajrami i Ramazanit (ose Fitër Bajrami) është një festë fetare që kremtohet gjatë 3 ditëve të para të muajit Sheval, që është muaji i 10-të dhe vjen menjëherë pas Ramazanit, muaji i 9-të i vitit sipas Kalendarit hënor (Hixhri).

Bajrami i Ramazanit dje dhe sot

Gjatë Bajramit të Ramazanit myslimanët i urojnë Bajramin njëri-tjetrin si gjatë vizitave, ashtu dhe duke përdorur teknologjitë e komunikimit. Shprehja më e përhapur që përdoret në mbarë botën është “Id mubarek“. Fjala përgjegjëse e kësaj shprehje në turqisht dhe që përdoret a dendur në Turqi është “Bajramënëzën mybarek olsun” që do të thotë: “Qoftë me hajër dhe me fat bajrami”.

Muaji dhe Bajrami i Ramazanit zë në vend të rëndësishëm në fenë islame dhe në kulturën turke. Gjatë muajit të Ramazanit ndërmjet minareve të xhamive të mëdha në mbarë Turqinë varen zbukurime të veshura me drita që quhen mahja. Në përgjithësi në ditët e para të muajit të Ramazanit në këto zbukurime zënë vend urime si “Mirë se Erdhe Muaji Ramazan “, dhe gjatë tërë Ramazanit mesazhet ndryshohen duke treguar çdo natë një mesazh të ndryshëm. Disa ditë para Bajramit të Ramazanit në përgjithësi në shkrime me drita (mahja) zënë vend mesazhe lamtumire të ngjashme me “Mirë u Pafshim Ramazan“.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme