Bajrami i Ramazanit dje dhe sot

Sipas fesë islame Bajrami i Ramazanit (ose Fitër Bajrami) është një festë fetare që kremtohet gjatë 3 ditëve të para të muajit Sheval, që është muaji i 10-të dhe vjen menjëherë pas Ramazanit, muaji i 9-të i vitit sipas Kalendarit hënor (Hixhri).

Bajrami i Ramazanit dje dhe sot

Në mëngjesin e Bajramit ngrihet herët. Hapen të gjitha dritaret e shtëpisë që të ajrosen dhomat. Sepse besohet se ajri që do të qarkullojë në shtëpi mëngjeseve të Bajramit do të sjelle “kismet” (Fat).

Secili pjesëtar i familjes vesh rrobat dhe këpucët më të reja. Burrat shkojnë për të falur namazin e Bajramit, kurse gratë bëjnë përgatitje për mëngjesin.

Pas namazit të Bajramit burrat shkojnë në mënyrë kolektive në varreza. Aty lexojnë Fatiha dhe luten edhe për të afërmit e tyre, edhe për të gjithë të vdekurit.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme