Bajrami i Ramazanit dje dhe sot

Sipas fesë islame Bajrami i Ramazanit (ose Fitër Bajrami) është një festë fetare që kremtohet gjatë 3 ditëve të para të muajit Sheval, që është muaji i 10-të dhe vjen menjëherë pas Ramazanit, muaji i 9-të i vitit sipas Kalendarit hënor (Hixhri).

Bajrami i Ramazanit dje dhe sot

Festimet e bajrameve në përgjithësi në Turqi, megjithëse sipas disa rretheve të ndryshme ka shumë ndryshime, janë të ngjashme me njëra-tjetrën.

Në vendbanimet e vogla përgatitjet e bajramit fillojnë 15 ditë më parë në formën e pastrimit të përgjithshëm të shtëpisë. Në netët e mira në prag të Bajramit gatuhet ëmbëlsirë e quajtur lokma dhe u shpërndahet fqinjëve, fëmijëve të lagjes, të afërme. Në të njëjtën natë lexohet Kur’an dhe bëhen lutje për shpirtrat e të vdekurve.

Në ditën e arifesë (që është dita paraardhëse e bajramit) gatuhet gjellët e bajramit, të cilat përbëhen nga bukë me arra, supë, fasule me mish, japrak, jahni, pilaf, byrek, sytliaç dhe bakllava. Natën e arifesë lahen dhe pastrohen të gjithë pjesëtaret e familjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme