Arsyet kryesore të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore

Konflikti i parë i madh botëror i shekullit XX, “Lufta e Madhe”, që mobilizoi 70 milionë ushtarë nga të gjitha kontinentet, shkaktoi vdekjen e 10 milionë personave dhe 20 milionë të plagosurve mes luftëtarëve, me miliona të vdekur civilë.

Arsyet kryesore të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore

John Horne:

“Që prej disa dekadash, një rivalitet ideologjik kundërvë parimet e dinastive dhe ato multietnike të perandorive të Evropës Lindore me nacionalizmat, të mëshiruara në shtet-kombet perëndimore dhe të bazuara në parimin e sovranitetit popullor.

Nacionalizmat që u krijuan në Ballkan dhe në Evropën Lindore kryesisht kërcënonin Austro-Hungarinë.

Për më tepër, ekuilibrat evropianë u ndryshuan ndjeshëm me bashkimin e Gjermanisë në vitin 1871, që i mundësoi të shndërrohej në një fuqi të madhe ndërkohë që Franca po dobësohej.

Rivaliteti kolonial dhe ekonomik u acaruan nga tensione që i kishin rrënjët shumë të thella.

Filloi të vendoset një ekuilibër mes dy kampesh ushtarake, dhe e rregulluar nga një organizim i përbashkët mes fuqive të mëdha për të evituar që krizat rajonale t’i vinin zjarrin kontinentit.
Madje ky organizim do të funksiononte edhe gjatë Luftërave Ballkanike 1912-13, por në korrik të 1914 brava e sigurisë nuk mbajti më.

Nëse përgjegjësit do ta kishin kuptuar natyrën e kësaj lufte, me siguri që nuk do të përfshiheshin në të në mënyrë kaq të pakujdesur.

Por ata e konsideruan luftën si një mundësi racionale, në parim normalisht, por nuk menduan se do të ndryshonte natyrën e botës në të cilën jetonin.”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme