Sistemi botëror dhe problemi izraelit

Reagimet e paefektshme sot kundër Izraelit kanë një arsye shumë esenciale, e cila është diskriminimi që sistemi botëror bën në favor të këtij shteti artificial dhe kapadaiu të përkëdhelur.

Sistemi botëror dhe problemi izraelit

Sulmet izraelite dhe reagimet e paefektshme kanë një arsye shumë esenciale, e cila është diskriminimi që sistemi botëror bën në favor të Izraelit. Sistemi botëror, themelet e të cilit janë hedhur pas Luftës së Dytë Botërore dhe që kanë vazhduar duke u zgjeruar, funksionon sipas paragjykimit të superioritetit të shtetit izraelit. Shtetet e shoqëritë perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare të komanduara prej tyre, që sot janë edhe aktorët kryesorë të sistemit botëror, gjithmonë i kanë anashkaluar sulmet e Izraelit. Sistemi ekonomik ndërkombëtar, rrjetet mediatike, madje edhe arsimi, sporti, arti, kultura, sektori i armëve dhe e ashtuquajtura shoqëri ndërkombëtare përgjithmonë është karakterizuar nga paragjykimi mbi pafajësinë e Izraelit dhe se shteti hebre duhet mbështetur. Në të vërtetë shteti izraelit është “fëmija artificial” i këtij sistemi botëror dhe është si një “kapadai i përkëdhelur” i paprekshëm ndaj çdo lloj shkeljeje që ai bën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme