Sistemi botëror dhe problemi izraelit

Reagimet e paefektshme sot kundër Izraelit kanë një arsye shumë esenciale, e cila është diskriminimi që sistemi botëror bën në favor të këtij shteti artificial dhe kapadaiu të përkëdhelur.

Sistemi botëror dhe problemi izraelit

Patjetër që fotografia nuk është edhe kaq e errët. Kundër sulmeve të Izraelit në shumë pika të ndryshme të botës pati protesta, tubime, akte dhe reagime lokale. Duhet pranuar këtu që në krye të këtyre vendeve qëndron Turqia. Nga autoritetet turke, duke filluar nga ato të nivelit më të lartë e deri në ato të nivelit më të ulët, erdhën deklarata që e dënojnë Izraelin. Kryeministri Erdoan dhe anëtarët e qeverisë bënë deklarata të ashpra në adresë të Tel-Avivit. Edhe Presidenti Gyl e dënoi Izraelin në një nivel më zyrtar. Organizata të shoqërisë civile bënë protesta përpara Ambasadës dhe Konsullatës izraelite. Përfaqësuesit e katër partive politike në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) publikuan një rezolutë që dënon Izraelin. Natyrisht që disa kritika erdhën edhe nga bota. Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës u realizuan protesta me pjesëmarrje të gjerë. Madje në njërën prej këtyre protestave u pa sesi besimtarët e klerikët hebre i drejtuan kritika qeverisë së Tel-Avivit. Interesante ishte deklarata që erdhi nga një klerik çifut në Amerikë, i cili e cilëson Izraelin si një shtet të jashtëligjshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme