Profilet dhe politika e kandidatëve në zgjedhjet presidenciale

Zgjedhësi turk për herë të parë do të zgjedhë kryetarin e shtetit dhe me vullnetin e tij do të shprehë edhe mendimin mbi të ardhmen e regjimit në

Profilet dhe politika e kandidatëve në zgjedhjet presidenciale

Në fakt profilet e kandidatëve nxjerrin në pah një realitet shumë interesant: ndërkohë që Erdoani përfaqëson traditën 100-vjeçare të mjedisit shoqëror islamik, konservator dhe besimtar të Turqisë; Ihsanollu mbështetet në të kaluarën 100-vjeçare laike, modernizuese, etatiste dhe statukuoiste; ndërsa Demirtash përfaqëson lëvizjen 100-vjeçare kurde, ai përfaqëson lëvizjen opozitare kurde që vazhdon në forma të ndryshme që nga Sheiku Sait e këtej. E parë në këtë këndvështrim, zgjedhjet presidenciale, turi i parë i të cilave do të mbahet më 10 gusht, kurse i dyti më 24 gusht, do të jetë një llogaridhënie për politikën, sociologjinë dhe historinë kulturore 100-vjeçare të Turqisë. Dhe më e rëndësishmja në këto zgjedhje do të garojnë botëkuptimi ose ideologjia laike dhe moderniste, themeluesja e regjimit të republikës parlamentare si dhe mendimi fetar dhe etnik që ka 100 vjet që i bën opozitarizëm kësaj ideologjie. E thënë me fjalë të tjera, mjedisi shoqëror dhe politik i Turqisë do të qërojë hesapet me qendrën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme