Profilet dhe politika e kandidatëve në zgjedhjet presidenciale

Zgjedhësi turk për herë të parë do të zgjedhë kryetarin e shtetit dhe me vullnetin e tij do të shprehë edhe mendimin mbi të ardhmen e regjimit në

Profilet dhe politika e kandidatëve në zgjedhjet presidenciale

Profili dhe performanca e kandidatëve për presidentë tregojnë atë që Turqia ka hyrë në një proces interesant zgjedhor. Para së gjithash, edhe pse Turqia në të vërtetë sot ka sistem parlamentar, duket sikur zgjedhjet që do të mbahen në muajin gusht të ishin për një sistem presidencial. Votuesit do të zgjedhin drejtpërdrejt një lider që ata mendojnë se do të plotësojë nevojat e tyre dhe të vendit. Pika e rëndësishme këtu është personaliteti politik i kandidatëve, informacioni që ata zotërojnë mbi projektet apo politikat e tyre. Është e drejtë demokratike e zgjedhësve, që të jenë të mirëinformuar dhe në një mënyrë shumë të qartë dhe të shëndoshë në lidhje me kandidatët. Dhe rruga për ta realizuar këtë kalon nga shprehja qartë dhe hapur që kandidatët do ti bëjnë vetes së tyre gjatë fushatës zgjedhore. E parë në këtë këndvështrim mund të themi se ndërmjet kandidatëve, Erdoan-Ihsanollu-Demirtash, ekziston një dallim serioz. Ky dallim buron nga personaliteti politik i kandidateve, karizma, njohja dhe performanca e kaluar që ata gëzojnë në prani të zgjedhësve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme