Sulmi i ISID, kriza e re e Lindjes së Mesme dhe Turqia

Një konsolidim i pushimeve të ISID do të rrezikonte ndarjen e Irakut në tri pjesë dhe prishjen e ekuilibrave 100-vjeçar të Lindjes së Mesme.

Sulmi i ISID, kriza e re e Lindjes së Mesme dhe Turqia

Shteti Islamik në Irak dhe Damask (ISID) brenda disa ditëve ka bërë sulme që do të tronditin nga themelet ekuilibrat e Lindjes së Mesme. Me sulmet e realizuara me dhjetëra-mijëra anëtarë të armatosur, organizata pushtoi me lehtësi Mosullin, Tikritin dhe zonat përreth këtyre provincave të Irakut. Zona me shumicë sunite të Irakut kanë hyrë nën kontrollin ISID-it. Një situatë e tillë bart me vete potencialin për të ndryshuar jo vetëm qytetin strategjik të Mosullit, por të gjithë hartën e Irakut, madje edhe atë të Lindjes së Mesme. Në qoftë se këto pushtime do të konsolidohen, para së gjithash Iraku de fakto mund të ndahet në tre pjesë, duke realizuar kështu skenarin e shkruar për të që në Luftën e Irakut (1990-1991) për ta ndarë këtë vend në tri pjesë. Dhe në qoftë se ISID më pas do të jetë i suksesshëm edhe në Siri, atëherë ndryshon edhe harta fizike-demografike 100-vjeçare e Lindjes së Mesme; zhduken kështu kufijtë Irak-Siri të krijuar nga Anglia me Francën pas Luftës së Parë Botërore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme