Sulmi i ISID, kriza e re e Lindjes së Mesme dhe Turqia

Një konsolidim i pushimeve të ISID do të rrezikonte ndarjen e Irakut në tri pjesë dhe prishjen e ekuilibrave 100-vjeçar të Lindjes së Mesme.

Sulmi i ISID, kriza e re e Lindjes së Mesme dhe Turqia

Nga ana tjetër vendet e rajonit që janë prekur nga sulmet e ISID-it në Irak dhe Siri janë të çoroditura përballë zhvillimeve. Për shembull, Turqia për shkak të këtyre zhvillimeve u përball me një kërcënim të madh. U pushtua Konsullata e Turqisë në Mosull dhe u morën peng 49 qytetarë turq. Ndërkohë që vazhdojnë të mbahen peng edhe 31 shoferë turq që ishin duke punuar në këtë zonë. Turqia vazhdon të ndjekë një diplomaci intensive në situatë krize për shpëtimin e pengjeve.

Sulmet e ISID-it përbëjnë një sfidë për Turqinë, edhe për shkak të problemit të pengjeve, edhe në aspektin e interesave të politikës së jashtme. Mund të thuhet se diplomacia e pengjeve do ta vendosë në pozitë të vështirë politikën e brendshme dhe të jashtme turke, madje mund ta mbajë atë edhe peng. Se si do ta zgjidhë Turqia krizën e pengjeve, kjo do të varet nga pozicioni që do të ndërmarrë Ankaraja zyrtare në politikën e saj të brendshme dhe të jashtme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme