Sulmi i ISID, kriza e re e Lindjes së Mesme dhe Turqia

Një konsolidim i pushimeve të ISID do të rrezikonte ndarjen e Irakut në tri pjesë dhe prishjen e ekuilibrave 100-vjeçar të Lindjes së Mesme.

Sulmi i ISID, kriza e re e Lindjes së Mesme dhe Turqia

Dhe në mënyrë të natyrshme një panoramë e tillë sjell me vete edhe disa pyetje në lidhje me ISID-in. Çfarë është ISID-i, cilat janë qëllimet e tij? Si është e mundur që të ketë kaq shumë ndikim? Përse nuk kemi një rezistencë përballë kësaj organizate? Të gjesh përgjigje për këto pyetje është shumë e rëndësishme për të hamendësuar se si dhe ku do të evoluojë Lindja e Mesme.

ISID, ashtu siç kuptohet edhe nga vet emri që ka, synon krijimin e një shteti “islamik” që përfshin Irakun dhe Sirinë. Ndërsa natyra e këtij shteti dihet dhe deklarohet që do të jetë e bazuar në konceptin suni-selefi. Interpretimi që i bën ISID-i islamit mbështet në xhihadizmin, radikalizmin, që i cilëson si qafir myslimanët e sekteve të tjera, është kufizues dhe i bazuar në përdorimin e dhunës kur të jetë e nevojshme. Po ta krahasojmë me standardet e botës së qytetëruar, është pro një regjimi autoritar. Zbatimet e para të kësaj u vunë re në ato që ndodhën gjatë pushtimit të qytetit Mosull.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme