Papa Françesku, ati i parë i shenjtë latinoamerikan në histori

Papa Francesku njoftoi dje se më 21 shtator do të zhvillojë një vizitë në Tiranë me ftesë të peshkopëve dhe autoriteteve civile shqiptare.

Papa Françesku, ati i parë i shenjtë latinoamerikan në histori

Papa Francesku njoftoi dje se më 21 shtator do të zhvillojë një vizitë në Tiranë me ftesë të peshkopëve dhe autoriteteve civile shqiptare për të shprehur inkurajimin e tij për një vend që ka vuajtur për një kohë të gjatë nga ideologjitë e së shkuarës. ”

Me këtë vizitë të shkurtër, dëshiroj të konfirmoj besimim për Kishën Shqiptare dhe të dëshmoj inkurajimin tim për një vend që ka vuajtur për një kohë të gjatë si pasojë e ideologjive të së shkuarës”, deklaroi Papa pas meshës së të dielës në sheshin “Shën Pjetër”.

Po kush është Jorge Mario Bergoglio, papa i parë latinoamerikan në histori?

- Jorge Mario Bergoglio, jezuit, arkipeshkv i Buenos Airesit, u lind në kryeqytetin argjentinas më 17 dhjetor 1936.

- Studjoi dhe u diplomua si teknik kimist, por më pas zgjodhi të bëhej prift dhe u fut në seminarin e Villa Devotos.

- Më 11 mars 1958 përfundoi studimet humanistike në Kili dhe në vitin 1963 u kthye në Buenos Aires, ku mori diplomimin në Filozofi në kolegjin San Jose’ të San Miguelit.

- Mes viteve 1964-65 ishte profesor i letërsisë dhe psikologjisë në kolegjin e Santa Fesë dhe në vitin 1966 bëri të njëjtën gjë në kolegjin Salvatore të Buenos Airesit.

- Nga viti 1967 deri në 1970 studjoi teologji në fakultetin e Teologjisë në kolegjin San Jose’ të San Miguelit.

- Më 13 dhjetor 1969 u bë prift.

- Mes viteve 1980 dhe 1986 ishte rektor në kolegjin Patriarca San Jose’, në dioqezën e San Miguelit.

- Në mars 1986 shkon në Gjermani për përfundimin e doktoraturës.

- Në 20 maj 1992 papa Gjon Pali II e emëroi peshkop të Buenos Airesit.

- Më 28 shkurt 1998 u bë kryepeshkop i Buenos Airesit.

- Është autor i librave ”Meditaciones para religiosos” 1982, ”Reflexiones sobre la vida apostolica” 1986
”Reflexiones de esperanza” 1992.

- Nga dhjetori 2005 deri në nëntor 2011 ishte president i Konferencës Episkopale të Argjentinës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme