Vizita e Ruhanit në Ankara

A mund të bëhen Turqia me Iranin në rajon si Gjermania me Francën në BE?

Vizita e Ruhanit në Ankara

Në vend të kësaj ose si shtesë e kësaj për të zgjidhur problemet Turqi-Iran mund të gjenden metoda më konstruktive dhe me thellësi më të madhe. Një rekomandim shumë i rëndësishëm në këtë kontekst është modeli i Bashkimit Evropian. Ashtu siç u dha fund modeli i BE-së problemeve historike ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, një model i ngjashëm mund të zbatohet edhe ndërmjet Turqisë, Iranit dhe vendeve të tjera të rajonit. Në këtë kontekst është shumë i rëndësishëm propozimi që Presidenti Gyl i bëri Ruhanit në konferencën e përbashkët të shtypit në formën “mund të bëhemi si Gjermania me Francën”. Shpresojmë që Irani, Turqia dhe vendet e rajonit e marrin në konsideratë këtë propozim të Gylit dhe i vihen punës për ta zbatuar atë. Edhe pse në zbatimin e këtij modeli në dukje kemi disa probleme nuk ka asnjë arsye serioze për të mos qenë i suksesshëm në qoftë se do të vazhdohet me këmbëngulje. Pasi nuk duhet harruar që Gjermania me Francën Bashkimin Evropian e themeluan pas dy luftërave botërore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme