PDK-ja, fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë gjatë natës ka shpallur rezultatet preliminare që bazohen në 94.23 për qind të numrit total të votave të numëruara.

88508
PDK-ja, fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Nga mëngjesi i së hënës jemi në krye të kryerjes së obligimeve që kemi marrë nga votat e qytetarëve, tha kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi në mesnatë, derisa shpalli fitoren e PDK-së në zgjedhjet e zhvilluara dje. Ai tha se kjo është fitore për gjithë Kosovën, ndërsa shprehu zotimin për realizimin e të gjitha premtimeve.

Kur janë numëruara mbi 94% e të gjitha kutive, ose mbi 710 mijë fletëvotime në to, sipas raportit të KQZ rezulton se PDK prin, duke marrë 31,21 për qind të besimit të zgjedhësve. Ajo ndiqet nga LDK me 26,13 për qind të votave, Vetëvendosja me 13, 73 për qind, AAK-ja me 9,55 dhe Nisma për Kosovën me 5,36 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.

Tashmë kanë mbetur edhe më pak se 5 për qind e fletëvotimeve, që vështirë mund t’ia përmirësojnë rezultatin e AKR-së së Behgjet Pacollit, që ka mbetur në përqindjen prej 4,72 të votave, duke mos e arritur pragun ligjor që do ta rikthente në Parlamentin e Kosovës.

Srpska Lista ka marrë 2.91 për qind të numrit të përgjithshëm të votave të numëruara deri më tash.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme