PDK-ja, fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë gjatë natës ka shpallur rezultatet preliminare që bazohen në 94.23 për qind të numrit total të votave të numëruara.

88513
PDK-ja, fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Korenica tha se tash për tash është vetëm një Jo për koalcion me Thaqin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe të gjitha partitë tjera në mënyrë të heshtur po e lënë të hapur mundësinë për të shkuar në kolacion edhe me PDK. Sidoqoftë në koalicionin e ardhshëm e sigurtë është se do të përfshihen edhe subjekte përfaqësuese të pakicave, sepse kjo cështje parashihet me Kushtetutë.

Për sa i përket procesit zgjedhorë, presidentja Atifete Jahjaga përgëzoi qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme dhe kontributin për mbarëvajtjen e tyre demokratike. Vlerësime pozitive për zgjedhjet kanë dhënë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Kurse Ministria e Jashtme përshëndeti organizimin, zhvillimin dhe administrimin e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

 

M.SARAGJOLLI / Prishtinë 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme