PDK-ja, fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë gjatë natës ka shpallur rezultatet preliminare që bazohen në 94.23 për qind të numrit total të votave të numëruara.

88509
PDK-ja, fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Në zgjedhje kanë marrë pjesë 42.17 për qind nga 1.782.454 me të drejtë vote.

Raportet e deritashme të vëzhguesve të këtyre zgjedhjeve i kanë vlerësuar ato të rregullta dhe pa probleme që do ta dëmtonin kredibilitetin e tyre.

Ndonëse nuk ka mundur që të dalë e para në zgjedhjet parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës, në Prishtinë ka shënuar fitore bindëse.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LDK, në Prishtinë është duke udhëhequr bindshëm ndaj dy partive rivale, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në mbi 90 për qind të votave të numëruara, sipas të dhënave të KQZ-së bëhet e ditur se LDK, ka 36 për qind, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje me 24,1 për qind dhe PDK me 15 për qind.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme