Racizmi në zgjedhjet evropiane dhe anëtarësimi i Turqisë

BE-ja dhe procesi i anëtarësimeve të reja do të marrë një goditje të madhe në qoftë se do të kemi fuqizim të eurofobëve dhe euroskeptikëve.

Racizmi në zgjedhjet evropiane dhe anëtarësimi i Turqisë

Si rrjedhim përbërja e Parlamentit Evropian, forca e grupeve partiake, prirjet, qëndrimet dhe vendimet e tyre janë shumë kritike për të përcaktuar të ardhmen e BE-së. Teorikisht ajo që pritet të bëjë Parlamenti Evropian është të veprojë në drejtim të integrimit, zgjerimit, zhvillimit dhe përparimit të BE-së. Në dekadat e kaluara kjo pritshmëri në përgjithësi është realizuar. Vetëm se rezultatet e zgjedhjeve të fundit tregojnë që Parlamenti Evropian po shkon drejt humbjes së kësaj veçorie. Eurodeputetët dhe partitë e ekstremit të djathtë dhe raciste që janë zgjedhur në këtë mandat i kundërvihen me forcë jo vetëm BE-së, por ato dalin edhe kundër zgjerimit. Ato e refuzojnë hapur BE-në dhe kërkojnë kufizimin e marrëdhënieve të vendeve anëtare me Brukselin. Nga ana tjetër këto parti janë kundër procesit të zgjerimit të BE-së në përgjithësi dhe kundër anëtarësimit të plotë të Turqisë në veçanti. Me fjalë të tjera përfundimet e zgjedhjeve të fundit e bëjnë akoma edhe më të vështirë anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Mund të themi që në qoftë se kjo prirje do të fuqizohet, atëherë BE-ja dhe procesi i anëtarësimeve të reja do të marrë një goditje të madhe.

Shkaqet e kësaj ngjitjeje nuk janë më sekret. Disa nga arsyet më të rëndësishme janë kriza ekonomike që vazhdon ende, emigrantët që vijnë jashtë BE-së, papunësia, islamofobia në rritje, antisemitizmi dhe qëndrimet e liderëve aktualë. Këto probleme janë zhvilluar gradualisht duke filluar që nga viti 2006 dhe duke i bërë gjithnjë e më negative qëndrimet ndaj BE-së dhe institucioneve të saj. Shembullin më të qartë të kësaj mund ta shikojmë në mënyrë konkrete në procesin e anëtarësimit të plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian. Madje mund të thuhet që Turqia dhe anëtarësimi i saj ndodhen në qendër të zhvillimeve në Bruksel. Ndërkohë që në vitet 2004-2006 shumica e liderëve dhe shoqërisë së BE-së ishin pro-anëtarësimit të plotë të Turqisë, pas vitit 2007 kjo ka ndryshuar duke u kthyer në disfavor të Ankarasë zyrtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme