Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

D-DAY - Gjermania konsiderohet tashmë aleati numër një i Francës

Që nga data 6 qershor 1944, 70 vite pas Zbarkimit, Gjermania konsiderohet si aleati më i sigurt i Francës, para SHBA-ve, ndërkohë që ana ruse as nuk konsiderohet, sipas një sondazhi të “Ifop”, që është paraqitur me rastin e Ditës-D.

D-DAY - Gjermania konsiderohet tashmë aleati numër një i Francës

Pavarësisht divergjencave mes çiftit franko-gjerman, armiku i vjetër konsiderohet si një aleat i sigurt nga 82 për qind e të pyeturve duke e renditur para SHBA-ve, që në raport me 10 vite më parë besimi ka rënë me 22 pikë për shkak të luftës së Irakut.

Në të kundërt, për shkak të krizës ukrainase dhe të aneksimit të Krimesë, besimi tek Rusia ka rënë me 26 pikë, ku vetëm 13 për qind e personave të pyetur e konsiderojnë ende këtë vend si një aleat të sigurt.

Madje Rusia tashmë konsiderohet si vendi i tretë më i rrezikshëm për sigurinë e Francës (17 për qind), pas Iranit (22 për qind) dhe Irakut (20 për qind). Ndërkohë që 10 vite më parë vetëm 3 për qind e të intervistuarëve i trembeshin Moskës.

Rolet specifike të luajtura nga BRSS-ja dhe SHBA-të për sa i përket mundjes së Gjermanisë kanë pësuar gjithashtu rishikime radikale në opinionin e njerëzve me kalimin e viteve.

I konsideruar si aktori kryesor në fitoren ndaj nazizmit nga 57 për qind e të pyeturve në vitin 1945, Bashkimi Sovjetik, që ishte në luftë me trupat gjermane që prej vitit 1941 dhe që numëron rreth 20 milionë të vdekur, sot shihet me atë sy vetëm nga 23 për qind e të intervistuarëve.

SHBA-të, në të kundërt, tashmë konsiderohen si kontribuesit kryesorë në rënien e Gjermanisë naziste nga 49 për qind e të pyeturve, kundrejt 20 për qind që ishin pas luftës.

Për 55 për qind e të pyeturve, hyrja në luftë e amerikanëve ishte e motivuar kryesisht nga mbrojtja e interesave të tyre ekonomike dhe strategjike, shumë herë më shumë se sa për të mbrojtur vendet, që kërcënoheshin nga Gjermania (18 për qind).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme