Mbreti i Spanjës lë fronin

Juan Carlosi i Spanjës, emblema e pas-frankizmit me imazh të zbehur

Mbreti i Spanjës lë fronin

Figurë e madhe e demokracisë spanjolle, për një kohë të gjatë shumë i gatshëm për të ndihmuar vendin e tij të kthejë faqen e diktaturës frankiste, mbreti Juan Carlos është përballur me një rënie të popullaritetit pas skandaleve që e kanë prekur vitet e fundit të mbretërisë, deri në njoftimin sot të abdikimit të tij.

Mbreti, 76 vjeç, befasoi vendin, më 18 prill 2012, duke u shfaqur me një pamje të përhumbur përballë medias në një korridor të një klinike madrilene, para se të shprehte ndjesën e tij historike: “Më vjen shumë keq. Jam gabuar dhe kjo nuk do të ndodhë më”.
Reputacioni i mbretit u dëmtua nga një hetim i gjatë korrupsioni që përfshin të bijën dhe bashkëshortin e saj. Stuhia e kritikave u rrit edhe më tepër për pjesën e kushtueshme të gjuetisë të elefantëve në Botswanam, një skandal që Spanja, e zhytur në një krizë të thellë ekonomike, nuk ia ka falur.

Rreth 31 vite më parë, më 23 shkurt 1981, mbreti i ri me uniformë ushtarake urdhëroi, në një mesazh televiziv, që është ngulitur thellë në mëndje, oficerët puçistë të Gardës civile që kishin pushtuar në atë kohë Parlamentin të ktheheshin në kazermat e tyre.

Duke dështuar kjo tentativë për grusht shteti kryer nga zëvendëskoloneli, Antonio Tejero, atë, që diktatori Francisco Franco, e kishte emëruar që prej vitit 1969 si trashëgimtar të fronit, u shfaq atë ditë si hero i tranzicionit demokratik.

Mes këtyre dy imazheve të forta, mbreti Juan Carlos, kurorëzuar më 22 nëntor 1975, në moshën 37 vjeçare, dy ditë pas vdekjes së Franco, do të shoqëronte fatin e Spanjës të dalë nga diktatura në rrethin e demokracive të mëdha evropiane.

Për vite të tëra, mënyrat e thjeshta dhe natyrale e këtij drejtuesi shteti, konsideruar shumë i afërt me popullin, duke mbajtur të fshehtë jetën e tij private, i apasionuar pas sportit, veçanërisht pas anijeve me vela dhe skive, i kanë vlejtur afeksionit të spanjollëve.

Por këto vitet e fundit, imazhi i një mbreti të moshuar, përfshirë nga skandalet, nuk do t’i rezistonte ndikimit të krizës ekonomike që, që prej vitit 2008 i ka dhënë një goditje ndalimi viteve të prosperitetit dhe kanë shkaktuar një krizë të thellë besimi kundrejt institucioneve.

“Pakti i heshtjes që mbretëron rreth mbretërisë nuk ekziston më”, theksoi në pranverë të vitit 2012, Antonio Torres del Moral, ekspert i monarkisë spanjolle.

Problemet shëndetësore që prej operacioni të një tumori në mushkëri në muajin maj 2010, kanë zbehur imazhin e sovranit dinamik me humor të lehtë dhe vendos spanjollët përballë kalimit të pushtetit te Filipe.

Pasardhës i shtëpisë të Burbonëve, lindur më 5 janar 1938 në Romë, Juan Carlos Alfonso Victor Maria de Borbon y Borbon është djali i vogël i mbretit Alphonse XIII, mërguar me familjen pas vendosjes së Republikës së II në vitin 1931.

Babai i tij, don Juan, trashëgimtar i drejtpërdrejtë, nuk ka mbretëruar kurrë, neglizhuar nga Franco për idetë të gjykuara shumë liberale, diktatori që kishte luftuar me gjak forcat republikane do të zgjidhte djalin e tij për ta pasuar në krye të shtetit.
Por shumë shpejt, pas ardhjes në fron, Juan Carlos çlirohet nga trashëgimia e rëndë frankiste dhe fillon ndryshimin e tranzicionit pas katër dekadave diktaturë (1939-75) dhe Luftë civile (1936-39).

Juan Carlos do të përcaktojë gjithashtu vetë misionin e tij. Ideja e politikës time ishte të arrija më shumë se kurrë atë që, spanjollët të mos ndahen mes fituesve dhe të mundurve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme