Lufta që futi Sirinë në një situatë socialo-ekonomike të tmerrsh

Lufta e ka futur Sirinë në një situatë ekonomike të tmerrshme, e zhytur në varfëri më shumë se gjysma e popullsisë dhe sektorët e edukimit dhe të shëndetësisë janë të rrënuar, sipas një raporti të ri të OKB-së.

Lufta që futi Sirinë në një situatë socialo-ekonomike të tmerrsh

Shpenzimet ushtarake kanë njohur një rritje të lartë duke kaluar nga 1,7 për qind e PBB-së në vitin 2011 në 15,9 për qind në vitin 2013.

Sistemi arsimor është në buzë të shkatërrimit me më shumë se gjysmën e fëmijëve në moshë shkollore (51,8 për qind) që nuk shkojnë më në shkollë. Ky proporcion arrin në më shumë se 90 për qind në Raqqa dhe Alepo dhe 68 për qind në Damaskun rural. Në fund të vitit 2013, 4 000 shkolla nuk ishin më funksionale sepse ato ishin shkatërruar, dëmtuar ose prisnin refugjatë.

Sistemi i shëndetësisë është i goditur nga dëmet që i janë shkaktuar infrastrukturës mjekësore, largimit të profesionistëve, vdekjes dhe plagosjeve të personelit mjekësor dhe shkatërrimit të industrisë farmaceutike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme