Lufta që futi Sirinë në një situatë socialo-ekonomike të tmerrsh

Lufta e ka futur Sirinë në një situatë ekonomike të tmerrshme, e zhytur në varfëri më shumë se gjysma e popullsisë dhe sektorët e edukimit dhe të shëndetësisë janë të rrënuar, sipas një raporti të ri të OKB-së.

Lufta që futi Sirinë në një situatë socialo-ekonomike të tmerrsh

Provincat me të prekura nga ky kamxhik gjenden në verilindje të Sirisë. Bëhet fjalë për provincat me maxhorancë kurde të Hassakas dhe të Raqas, që janë nën kontrollin e xhihadistëve ultraradikalë të Shteti Islamik në Irak dhe Levant (EIIL) me një papunësi të nivelit 65 për qind.

Në të kundërt, më pak të prekurit janë ato provinca që nuk janë prekur shumë nga lufta, kryesisht provincat perëndimore të Tartusit dhe Latakias.

“Siria është e mbytur nga papunësia”, theksoi Alex Pollock, drejtor i mikrofinancës në Zyrën e Ndihmës dhe Punës në Kombet e Bashkuara për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), që ka punuar edhe me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) dhe Qendrën Siriane të Kërkimeve Politike për të ndërtuar këtë raport.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme