Tragjedia minerare në Soma, pikëllimi i Turqisë dhe bota

Aksidenti në minierën e Somës, ku humbën jetën 301 vetë, tregon se ka nevojë për përmirësimin e kushteve të punës sidomos në sektorin minerar.

Tragjedia minerare në Soma, pikëllimi i Turqisë dhe bota

Në datën 13 maj 2014, në një minierë qymyri në qytezën Soma të Manisës në Turqi ra një zjarr i madh. Si pasojë e këtij zjarri humbën jetën 301 minatorë dhe u plagosën me dhjetëra punëtorë të tjerë. Kjo ngjarje, e cila ishte me kuptimin e plotë të fjalës një gjëmë e madhe, i zhyti në zi familjet, të afërmit e viktimave, Turqinë dhe qytetarët turq që jetojnë jashtë shtetit. Pas ndodhjes së ngjarjes autoritetet shtetërore shkuan në zonë dhe inspektuan punimet e shpëtimit si dhe bënë kontrolle e hetime mbi aksidentin. Në vendin e ngjarjes shkuan Presidenti Gyl, Kryeministri Erdoan, Kryeparlamentari Çiçek, Kryetari i partisë së opozitës CHP Këllëçdarollu, Kryetari i partisë tjetër opozitare MHP Bahçeli si dhe shumë politikanë e përfaqësues të shoqërisë civile. Në të gjithë vendin dhe në përfaqësitë jashtë shtetit u shpallën 3 ditë zi kombëtare. Në kuadër të kësaj u anuluan të gjitha aktivitetet argëtuese, garat sportive dhe ceremoni të tjera të ngjashme. Madje nuk u zhvilluan as pjesët festive të planifikuara në kuadër të programit të festës kombëtare të 19 Majit. U anuluan vizitat e brendshme dhe të jashtme të liderëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme