Tragjedia minerare në Soma, pikëllimi i Turqisë dhe bota

Aksidenti në minierën e Somës, ku humbën jetën 301 vetë, tregon se ka nevojë për përmirësimin e kushteve të punës sidomos në sektorin minerar.

Tragjedia minerare në Soma, pikëllimi i Turqisë dhe bota

E parë nga ky këndvështrim duhet pranuar që në Turqi ka probleme më të mëdha krahasuar me vendet e zhvilluara. Këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Sepse Turqia po punon në drejtim të ngritjes së standardeve të saj në nivelin e vendeve të zhvilluara jo vetëm në sektorin e minierave, por pothuajse në të gjithë sektorët. Në veçanti për këtë qëllim ajo zhvillon me Brukselin negociatat për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian. Në fakt në thelbin e anëtarësimit të Turqisë në BE qëndron synimi për të ngritur standardet në të gjithë sektorët. Ndoshta kjo fatkeqësi ofron një shans për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të plotë si për palën turke, ashtu edhe për vendet e Bashkimit Evropian.

Por më e rëndësishme në rastin konkret është që qeveria dhe autoritetet të përcaktojnë përgjegjësinë që ka në këtë ngjarje sipërmarrja përkatëse që shfrytëzon minierën dhe të bëjë atë që duhet në aspektin penal e administrativ. Madje të nxjerrë një ligj për forcimin edhe më shumë të sigurisë në punë, sidomos në sektorin minerar. Kryeministri Erdoan, Ministri i Energjetikës dhe deputetë të Kuvendit kanë theksuar se do të identifikohen gabimet e neglizhencat e kompanisë që shfrytëzon minierën dhe të të gjithë personave të tjerë përgjegjës në këtë çështje si dhe do të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme. Në gjuhën turke ekziston një aforizëm e cila thotë: “Një mësim i nxjerrë nga një pësim është më i mirë se sa 1 mijë këshilla”. Urojmë që tragjedia minerare në Soma të shërbejë si një rast për të ngritur nga çdo aspekt standardet e minierave në Turqi


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme