Agjenda e zgjedhjeve presidenciale në Turqi

Për herë të parë kryetari i shtetit në Turqi do të zgjidhet me votën e drejtpërdrejt të popullit.

Agjenda e zgjedhjeve presidenciale në Turqi

Zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli mund të sjellë edhe zhvillimin e kulturës demokratike në Turqi. Sepse një president që ka marrë mbështetjen e shumicës së popullit siguron edhe një reflektim edhe më eficent të popullit në politikën e vendit. Në formën më të qartë shembujt e kësaj mund të shikohen në sistemet presidenciale në botë, si në shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një president, që zotëron mbështetjen e shumicës së popullit, ka më shumë besim në vetvete dhe ndjen një përkrahje psikologjike dhe përgjegjësi më të madhe.

Një risi tjetër e bukur në këtë proces zgjedhor është se kandidatët dhe debatet realizohen në një klimë civile-demokratike. Të gjitha partitë dhe aktorët politikë theksojnë nevojën e një presidenti civil. Po të bëjmë një krahasim me periudhat e kaluara kjo situatë është në cilësinë e një revolucioni në politikën e Turqisë.
Në këtë proces zgjedhor kemi një zhvillim që dallon nga të mëparshmit, gjë e cila rrjedh nga natyra e vet procesit. Deri më sot nuk është qartësuar në mënyrë konkrete se kush do të kandidojë në këto zgjedhje presidenciale. Por duke parë komentet dhe spekulimet që bëhen, nuk është e vështirë të hamendësosh emrat e kandidatëve. Sipas kësaj logjike partia AK edhe pse nuk e ka deklaruar ende kandidatin e saj, në mundësinë më të madhe ky kandidat do të jetë Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme