Aksidentet më të rënda në botë në miniera që prej vitit 1990

Turqia dekretoi sot tri ditë zi kombëtare pas një aksidenti të rëndë në minierën e qymyrit në Manisa, bilanci i të cilit, ende paraprak, flet për mbi 200 të vdekur.

Aksidentet më të rënda në botë në miniera që prej vitit 1990

Më poshtë vijojnë aksidentet më të rënda në miniera, që kanë shkaktuar qindra të vdekur që prej vitit 1990, pas katastrofës në Soma të Turqiaë, që ndodhi 22 vjet pas katastrofës më të rëndë minerare në vend në vitin 1992.

- 29 prill 2013 – SUDAN: 109 të zhdukur, nëntë prej të cilëve forca shpëtimi, pas shëmbjes së një miniere ari të paligjshme në Jebel Amir në Darfur (perëndim).
- 21 nëntor 2009 – KINË: 108 të vdekur pas një shpërthimi gazi në minierën Xinxing, një prej minierave më të mëdha dhe më të vjetra të vendit, pranë kufirit rus.
- 6 dhjetor 2007 – KINË: 105 të vdekur pas një shpërthimi në një minierë të provincës Shanxi.
- 18 nëntor 2007 – UKRAINË: Një shpërthim gazi në një minierë karboni në Donetsk shkakton 101 të vdekur, katastrofa më e rëndë në këtë vend.
- 17 gusht 2007 – KINË: 181 minatorë humbin jetën në dy miniera të përmbytura në lindje të vendit pranë qytetit Xintai.
- 19 mars 2007 – RUSI: Një shpërthim shkakton 108 të vdekur në një minierë në rajonin Kemerovo në Siberi.
- 7 dhjetor 2005 – KINË: Një shpërthim gazi në një minierë karboni në Liuguantun, në provincën Hebei (veri), shkakton 118 të vdekur dhe të zhdukur.
- 27 nëntor 2005 – KINË: 171 të vdekur pas një shpërthimi gazi në një minierë karboni në komunën Qitaihe (verilindje), rreth 200 kilometra në perëndim të kufirit rus.
- 7 gusht 2005 – KINË: 123 të vdekur pas përmbytjes së një miniere karboni në provincën Guangdong (jug)
- 14 shkurt 2005 – KINË: 213 minatorë humbin jetën pas një shpërthimi në një minierë karboni në Liaoning (verilindje).
- 28 nëntor 2004 – KINË: Një shpërthim gazi në një minierë karboni në Shanxi (veri) shkakton 166 të vdekur.
- 20 tetor 2004 – KINË: 148 të vdekur pas një shpërthimi në një minierë karboni në Daping, në Henan.
- 20 qershor 2002 – KINË: 124 të vdekur pas një shpërthimi gazi në minierën e karbonit Chengzihe, në Heilongjiang (verilindje)
- 28 shtator 2000 – KINË: 162 të vdekur pas një shpërthimi në Muchonggou, në provincën Guizhou (jugperëndim)
- 5 mars 2000 – SIERRA LEONE: Rreth 150 minatorë vdesin në një minierë diamanti në rajonin Kono (lindje) për shkak të një shëmbje nëntokësore.
- 19 korrik 1997 – TANZANI: Më shumë se 100 minatorë të varrosur të gjallë pas shëmbjes së tavanit të një miniere ari në rajonin Kagera (veriperëndim)
- 27 nëntor 1996 – KINË: Të paktën 114 të vdekur pas një shpërthimi në një minierë në rajonin Datong (veri).
- 29 gusht 1994 – FILIPINE: 119 të vdekur pas një shpërthimi në një minierë karboni pranë Malangas (jug).
- 4 mars 1992 – TURQI: Rreth 263 të vdekur si pasojë e një shpërthimi gazi në një minierë në rajonin Zonguldak (veri).
- 21 prill 1991 – KINË: 147 të vdekur pas një shpërthimi gazi në minierën Sanjiahoe, në Shanxi (veri)
- 25 gusht 1990 – BOSNJE-HERCEGOVINË: 180 të vdekur në minierën Dobrnja-Kreka pas një shpërthimi gazi.

Përveç të tjerash, mes katastrofave më të rënda bëjnë pjesë dhe ajo e Courrieres në veri të Francës në vitin 1906 me 1 176 të vdekur dhe ajo e Honkeikos në Mançuri në vitin 1942 me 1 549 të vdekur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme