Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Strategjia e fuqisë ruse: Zgjerim i Rusisë, copëtim i Evropës

Strategjia e fuqisë ruse: Zgjerim i Rusisë, copëtim i Evropës

Kriza ukrainase e vitit 2014 tashmë mund të konsiderohet si agimi i një epoke të re gjeopolitike për kontinentin evropian, në origjinë të ndryshimeve më të rëndësishme që prej rënies së perdes së hekrut në vitin 1989 dhe nryshimeve teritoriale që vijuan më pas, ku tronditja më e fundit ishte shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Në fakt, logjikës së zgjerimit drejt lindjes të modelit demokratik perëndimor, që për disa ekspertë është e shkruar në vetë “kuptimin e historisë”, me sa duket po i vjen fundi.

Rimëkëmbja e një fuqie imperiale me tendenca autokratike të sigurta në kufijtë e saj orientalë, Federata Ruse, po ngre pikëpyetje 20 vite zgjerim të Evropës perëndimore në pjesën lindore të kontinentit, duke ndjekur logjikën e një pushtimi, që asnjëherë nuk ka dalë në pah, pasi vendet e ish-bllokut komunist u ndjenë të detyruara (me vullnetin e tyre të plotë) që të përshtasin ekonominë dhe sistemin e tyre politik me rregullat e vendosura nga Brukseli.

Faktikisht, Rusia e Vladimir Putinit synon që të hyjë përfundimisht në lojën politike evropiane, nga e cila ajo u largua, veprim ky që me shumë mundësi do të gjykohet nga paraardhësit tani si një aksident i historisë, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Strategjia e tij mbështetet në dy elementë, që kanë si synim përfundimtar shndërrimin e Rusisë në dominuese të kontinentit.

Elementi i parë ka për qëllim përforcimin e peshës demografike të Rusisë. Nëse kjo e fundit është vendi më i madh në botë për nga sipërfaqa, ajo vuan nga një dobësi demografike, që e pengon të shtypë krejtësisht vendet e tjera evropiane.

Me rreth 143 milionë banorë ajo është shteti më i populluar në evropë, por është më pak se dy herë pesha e Gjermanisë, e cila renditet pas saj për nga popullsia me rreth 80,5 milionë banorë.

Për pasojë, përveç çështjeve gjeopolitike të ndryshme, që janë dalja në Detin e Zi apo kontrolli i gazsjellësve, krerët rusë kërkojnë sot gjithashtu që të rrisin popullsinë si dhe sipërfaqen e shtetit të tyre.

Por, është drejt perëndimit që mundësitë e zgjerimit janë më të rëndësishmet në kërë aspekt, për shkak të densitetit të popullsisë, që është shumë më i lartë në Evropën Lindore se sa në Azinë Qendore, si dhe për shkak të pranisë së ndjeshme të popullsisë rusofone duke i dhënë shpresa Kremlinit që të synojë të kontrollojë rajone, që përmbajnë gjithashtu minoritete jorusofone.

Rasti i Ukrainës është më se i dukshëm, ku Rusia synon potencialin e 21,5 milionë banorëve të rajoneve lindore dhe jugore të vendit, ku rreth tetë milionë prej tyre janë rusë etnik.

Gjithashtu kemi edhe rastin e Bjellorusisë dhe 9,5 milionë banorët e saj, ku Rusia do të përpiqet t’i rekuperojë pasi të jetë regulluar një herë e përgjithmon “çështja Lukashenko”, diktatura e të cilit është duke përfunduar.

Si përfundim, Rusia mund të shpresojë, duke mbajtur një politikë imigracioni dhe duke vazhduar rimëkëmbejn e nivelit të lindshmërisë, të përbëjë një entitet gjeopolitik, që numëron rreth 175 milionë banorë, të cilëve mund t’i shtohen në Azi në trajtën e një shoqate (Bashkimi Euroaziatik?) Kazakistani dhe 16 milionë banorët e tij (ku 3,8 milionë janë rusë sipas regjistrimeve të vitit 2009), pra një total prej rreth 200 milionë banorë, që do t’i japin një peshë më të rëndësishme përball shteteve të tjera evropiane.

Paralelisht, elementi i dytë i strategjisë ruse konsiston në dobësimin e konkurentëve të saj evropianë, duke reduktuar madhësinë e tyre nëpërmjet mbështetjes së lëvizjeve, që kërkojnë pavarësi, të cilat po përforcohen pas krizës ekonomike, diçka që në mënyrë indirekte kontribuon edhe referendumi i Krimesë, pasi kjo hap një kuti të vërtetë të “Pandorës”, që nuk është pa pasoja në krahun e Moskës.

Në fakt, më shumë Evropa do të jetë e copëzuar në një pafundësi shtetesh, më e lehtë do të jetë për një vend me rreth 200 milionë banorë që të imponojë pikëpamjet e veta duke luajtur me konkurencën mes tyre dhe duke ndjekur kështu proverbin e vjetër latin “përça dhe sundo”.

Në këtë kuadër, pavarësia e Skocisë përbën me shumë gjasa objektivin kryesor të Rusisë, pasi kjo do të mundësonte dobësimin e Britanisë së Madhe, vend i gjykuar nga Moska si "Kali i Trojës amerikan në Evropë", duke e bllokuar nga aksesi i burimeve të Detit të Veriut dhe nga baza e saj kryesore e nëndetëseve bërthamore.

Por, ndonëse për sa njohuri kemi deri tani është e pamundur që të provohet ekzistenca e një lidhjeje mes Moskës dhe pavarësisë së Edinburgut, rritja e ndjeshme kohët e fundit e një vote në favor të pavarësisë në Skoci, sipas sondazheve më aktuale, ndoshta nuk është krejtësisht pa lidhje me precedentin e Krimesë.

Më pas, Rusia ka të gjitha interesat që të favorizojë shpërbërjen e vendeve të tjera të mëdha evropiane, qoftë kjo Spanja me Katalonjën apo Italia me ambiciet separatiste të Veriut.

Ndërsa, për sa i përket shteteve si Franca apo Gjermania, që kanë një përbërje teritoriale më të fortë, do të ketë më shumë tendencën e ngritjes së minoriteteve etnike, që janë gjithnjë e më shumë të rëndësishme në aspektin numerik në kuadrin e shteteve multikulturore “de fakto”, kundër regjimeve që janë në pushtet dhe duke favorizuar lëvizjet ekstremiste në popullsitë autoktone, si Frontit Nacional që është në Francë, me synimin e goditjes së kohezionit kombëtar.

Pasi është paraqitur strategjia ruse, që ndjek një logjikë gjeopolitike të qartë dhe të saktë, pyetja kryesore i drejtohet elitave evropiane dhe ka të bëjë me politikat, që duhen përshtatur për t’iu kundërvënë në mënyrë të efektshme. Ose, për këtë, del e nevojshme që të ndryshohet mentaliteti, do me thënë që duhet pushuar së marrë dëshirat për realitete dhe të mendohet se raportet mes shteteve janë vetëm raporte forcash ekonomike.

Sikurse na e tregojnë sukseset e pamohueshme të politikës së jashtme ruse që prej disa vitesh, fuqia mbështetet edhe në elementë të tjerë; si fuqia ushtarake ruse, që ka një vizion afatgjatë dhe aftësinë për të parashikuar reagimet e kundërshtarit të saj.

Pra është e rëndësishme të ndërtohet një shkollë gjeopolitike evropiane pragmatike dhe e pavarur nga influencat e jashtme që të mund të orientojë në mënyrë të vazhdueshme vendimarrësit politikë, por edhe t’i formësojë sa më mirë këta të fundit me ushtrimin e pushtetit në një realitet, ku bota është në lëvizje të vazhdueshme.

(Ky artikull është shkruar nga Laurent Chalard dhe është marrë nga gazeta Le Figaro më datë 8 maj 2014)


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme