Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

10 vjet nga zgjerimi i BE-së – Çfarë na bashkon?

10 vjet nga zgjerimi i BE-së – Çfarë na bashkon?

Evropa ishte në një situatë festive gjatë mbrëmjes së 1 majit në vitin 2004, kur fishekzjarrët u lëshuan në mesnatë, kur ura “Oder” që bashkon Frankfurtin që është në Gjermani dhe Slubice në Poloni ishte mbushur plot me njerëz në të dy krahët e kontinentit evropian të ndarë prej shumë vitesh.

Festime të tilla u kryen edhe në shumë vende të tjera në Evropë, në Republikën Çeke, në Sllovaki dhe Hungari, që gjatë kësaj mbrëmje të veçantë hynë në qendër të projektit evropian për bashkim.

Mirëseardhja e mrekullueshme që u shtri në 10 anëtarët e rinj të Bashkimit Evropian vulosi përfundimisht fundin e ndarjes së Evropës në Lindje dhe Perëndim. Mund të nxjerrim shumë mësime nga kjo ngjarje. Kjo tregoi se përçarjet që sollën dy luftëra botërore dhe Lufta e Ftohtë nuk ishin mjaftueshëm të thella për të qenë të pathyeshme.

Ky sukses në radhë të parë është falë njerëzve në Lindje dhe Perëndim, të cilët, pavarësisht dekadave të përballjes së blloqeve politike, nuk u thyen në punën e tyre për liri dhe paqe.

Ata ishin të bashkuar nga bindja e tyre e plotë se shteti i së drejtës duhet të mbizotërojë përtej ligjit të më të fortit.

Në veçanti ishin njerëzit në vendet që iu bashkuan BE-së që treguan një guxim të admirueshëm për të përqafuar ndryshime në sistemin e tyre politik, të strukturave ekonomike dhe të jetës së përditshme të bazuar në vlerat evropiane, me qëllim që këto ideale të shndërrohen në realitet.

Sforcimet e tyre të suksesshme për të kryer një përmbysje politike, me ristrukturimin e shoqërive të tyre, si dhe përballja me pengesat e ndryshme që hasën gjatë rrugës, janë një eksperiencë e paçmuar për Evropën si një e tërë.

Ato duhet të jenë një model dhe të na stimulojnë kur bëhet fjalë për të bërë Bashkimin Evropian të aftë për t’u përballur me sfidat e kohës tonë. Si për këtë arsye edhe për shumë të tjera, zgjerimi me 10 anëtarë të rinj e pasuron shumë Bashkimin Evropian.

Gjithsesi, ndërkohë që është e drejtë që të njohim arritjet tona, nuk kemi arsye përse të vetëkënaqemi dhe të qëndrojmë në vetvlerësime.

Ne menduam se frika për arsyet e sigurisë sonë dhe të paqes ishin diçka që tashmë i përkisnin të shkuarës, por ato u rizgjuan në Evropë sërish.

Konflikti ruso-ukrainas si dhe aneksimi i papranueshëm dhe i paligjshëm i Krimesë tregon se paqja, stabiliteti politik dhe social nuk duhet të merren si të garantuara në Evropë, por duhet të punohet vazhdimisht për t’i përmirësuar.

Sot, është jetësore për ne që të ruajmë integrimin tone evropian, bastionin tone të madh të paqes, dhe të aplikojmë një politikë të jashtme të fortë dhe të mençur për të parandaluar një ndarje të re të Evropës. Njëra prej arsyeve kryesore në të cilat mbështetet themelimi i Evropës është solidariteti kundrejt fqinjëve. Tashmë është koha për ta bërë atë të dukshme.

Parakushti kryesor është një unitet i paluhatshëm i anëtarëve të BE-së. Mundësitë për veprim diskutohen me kujdes dhe peshohen mirë nga të gjithë anëtarët e BE-së. Siguria e çdo vendi anëtar individualisht ka një impakt të drejtpërdrejtë në sigurinë e të gjithë anëtarëve të tjerë.

Në botën e jashtme ne flasim me një zë të vetëm. Është pikërisht në kohë krize ku fuqia e vërtetë e lidhjeve politike mes nesh tregon se ne jemi më shumë se miq të mirë.

Bashkimi Evropian e tregoi këtë në përgjigjen që iu dha krizës ekonomike dhe financiare.
Ato tregje që menduan se Eurozona do të binte nuk e llogaritën siç duhej vullnetin tone politik. Në vitet në vijim ne duhej të forconim edhe më shumë qëndrueshmërinë e Eurozonës ndërkohë që mbanim unitetin dhe integrimin e BE-së, pa ngritur mure të brendshme. Ne duhet të garantojmë që Evropës t’i rikthehet rritja ekonomike dhe punësimi. Në veçanti jemi të përkushtuar për të luftuar rritjen alarmante të papunësisë tek të rinjtë.

Ne duhet të flasim gjithashtu njëzëri në marrëdhëniet e jashtme energjetike. Ne duhet të rrisim përafrimin e BE-së në aspektin e sigurisë energjetike dhe fillimin e bashkëpunimit me fqinjët tanë nën strukturën e komunitetit energjetik.

Situata në Ukrainë nxjerr në pah rëndësinë e rritjes së diversifikimit të burimeve energjetike, të furnizuesve dhe të rrugëve të furnizimit, për të rritur efektshmërinë energjetike si dhe solidaritetin mes njëri-tjetrit. Për më tepër Komisionit Evropian i është kërkuar të përgatisë një plan për reduktimin e varësisë energjetike të BE-së.

Ne kemi arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme në Evropë, që është krijimi i tregut të përbashkët nga i cili përfitojnë mbi 500 milionë qytetarë. Lëvizja e lirë e të mirave materiale, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve janë pjesë njësoj të rëndësishme që ndikojnë në forcimin e konkurrencës evropiane.

Këto katër liri jo vetëm i sjellin benefite vendeve anëtare, por gjithashtu për çdo qytetar të BE-së.

Njëkohësisht, nuk është më pak e rëndësishme fakti që letërsia evropiane, arti dhe shkencat po rimëkëmben falë projekteve të përbashkëta përmes të gjithë kontinentit.

Këto takime sjellin jetë në idetë evropian dhe po transformojnë një bashkim ekonomik në një bashkim që ndan vlera të përbashkëta, paqe dhe solidaritet.

Këto parime ishin themelet e zgjerimit të Bashkimit Evropian 10 vite më parë dhe vazhdojnë të ushtrojnë tërheqje në popujt fqinjë të BE-së.

Sot, Bashkimi Evropian përballet me sfida madhore brenda dhe jashtë saj të cilat kërkojnë tek ne guximin për të ndryshuar.

Po përballemi me tronditje të forta të ngjashme me ato që duhej të përballeshim për të shëruar kontinentin e ndarë 10 vite më parë.

Atëherë si tani, qëllimet tona mund të arrihen vetëm nga ata që realisht besojnë në idenë e Evropës dhe në vlerat në të cilat BE-ja bazohet, të cilat kërkojnë terren të përbashkët dhe tejkalim të dallimeve.

Përfshirja në këto çështje ka pasuruar shumë Evropën në të kaluarën dhe duhet të na frymëzojë për t’u përballur me sukses në të ardhmen tonë të përbashkët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme