Gjeopolitika e Maqedonisë

Maqedonasit votojnë sot për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që vendi aspiron për integrimin euroatlantik.

Gjeopolitika e Maqedonisë


EMRI: Maqedonia është pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me këtë emër të përkohshëm në vitin 1993. Athina e konsideron emrin ”Maqedoni” si pjesë ekskluzive të trashëgimisë së saj historike kombëtare.
Greqia përdori gjithashtu në prill 2008 të drejtën e saj të vetos për të bllokuar anëtarësimin e Shkupit në NATO dhe kërcënoi se do të bëjë të njëjtën gjë për integrimin e Maqedonisë në BE, për sa kohë nuk do të zgjidhet mosmarrëveshja me Shkupin lidhur me emrin e Maqedonisë.

GJEOGRAFIA: Maqedonia është një vend pa dalje në det, që kufizohet me Serbinë në veri, me Bullgarinë në lindje, me Greqinë në jug dhe me Shqipërinë në perëndim.

SIPËRFAQJA: 25 333 kilometra katrorë.

KRYEQYTET: Shkupi

POPULLSIA: Rreth dy milionë banorë, 64,2 për qind e të cilëve janë maqedonas, 25,2 për qind shqiptarë, 3,8 për qind turq, 2,7 për qind romë dhe 2,2 për qind serbë, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002.

FEJA: Ortodoksë 67 për qind, myslimanë sunitë 30 për qind.

HISTORIA: Ngushtësisht e lidhur me historinë bizantine dhe me Perandorinë Otomane deri në luftërat ballkanike të viteve 1912-1913. Rajoni gjeografik i Maqedonisë është i ndarë mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Maqedonia është bërë një nga gjashtë republikat përbërëse të Federatës jugosllave.
Maqedonia shpalli pavarësinë më 8 shtator 1991.

Marrëveshjet e Ohrit janë nënshkruar më 13 gusht 2001, nën mbikëqyrjen e komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të Bashkimit Evropian. Ato i dhanë fund një rebelimi shtatë mujor të komunitetit etnik shqiptar dhe i dhanë më tepër të drejta politike dhe qytetare shqiptarëve të vendit.

INSTITUCIONET POLITIKE: Zgjedhje legjislative çdo katër vjet. Zgjedhjet aktuale jane te parakohshme.
Presidenti, i cili zgjidhet për një mandat pesëvjeçar, emëron kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë.

EKONOMIA: Ende gjerësisht e mbizotëruar nga bujqësia (blegtoria, drithërat, duhani). Burimet minerare të shumta, si hekuri, zinku, plumbi, bakri.
Papunësia: 30 për qind e popullsisë aktive.

FORCAT E ARMATOSURA: Ushtria profesioniste e përbërë nga 7 000 ushtarë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme