Një gjenocid i paqenë

Një gjenocid i paqenë

Në vitin 1920 me armenët u firmos Marrëveshja e Gümrü-së. Kështu armenët pranojnë shfuqizimin e Traktatit të Paqes së Sevrës dhe deklarojnë se nuk kane pretendime territoriale ndaj Turqisë. Dhe kështu ndodhi, me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1921 në qytetin Kars armenët njohën edhe kufirin tokësor Turqi-Armeni.

Por çfarë ndodhi, në të njëjtin vit armenët filluan serinë e atentateve. Emrat e parë që u ekzekutuan jashtë shtetit nga armenët ishin :Talat Pasha, Bahattin Shaki Beu, Xhemal Azmi Beu. Krimet kundër diplomatëve turq filluan me vrasjen e Kryekonsullit në Los Anxhelos, Mehmet Baydar në vitin 1973 dhe u shpeshtuan me krijimin e organizatës terroriste ASALA në vitin 1976. Brenda 20 vjetëve kjo organizatë realizoi atentate kundër rreth 40 diplomatëve turq.

Ja pra, në fakt kjo është e vërteta e të ashtuquajturit gjenocid armen, për të cilin çdo 24 prill bëhen përpjekje për ta bërë objekt diskutimi dhe për ta sjellë në qendër të vëmendjes.

Kjo është ajo që ka ndodhur 99 vite më parë, dhe kjo ka për të qenë edhe pas 100 vjetëve.

Nuk ka rëndësi nëse dikush i cilëson apo jo këto ngjarje si gjenocid, u jep apo jo të drejtë atyre që kanë ndodhur, fatkeqësisht të gjitha këto nuk do të mund ta ndryshojnë të vërtetën e tradhtisë së armenëve, tradhti me të cilën është përballur populli turk ndërsa ishte duke luftuar për pavarësi kundër armikut gjatë Luftës së Parë Botërore, në një kohë kur armenët i kishte pranuar në gjirin e vet si “popullin më besnik”.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme